E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Presim dritën jeshile për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar zëvendëssekretarin e Departamentit amerikan të Shtetit, William Burns.
"Kosova ka përmbyllur një etapë të rëndësishme, atë të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, por ky proces merr kuptim vetëm me hapjen e kapitullit të ri, atij të integrimit euroatlantik që është edhe vizioni i shtetit të Kosovës", ka thënë Thaçi në takim.
 

Sipas tij, Kosova po përmbush reformat e nevojshme dhe pret me të drejtë dritën e gjelbër nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
 

Burns, nga ana e tij, ka thënë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të vazhdojnë të jenë mike të Kosovës, si dhe do të ofrojnë mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të mëtejshëm të shtetit kosova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›