Vjeshta bllokon 13 automjete
Policia e Elbasanit në bashkëpunim me seksionin kundër trafiqeve të Paligjshme ka bllokuar 13 automjete që dyshohen si të trafikuara nga jashtë.
Operacioni i koduar Vjeshta 2011-2012, i cili ka pasur si synim identifikimin, bllokimin, sekuestrimin e automjeteve të vjedhura, të trafikuara, të automjeteve me targa të huaja, që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin si dhe goditjen e individëve dhe grupeve kriminale të cilët trafikojnë automjete të vjedhura nga vende të ndryshme të Evropës.
Gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë bllokuar 13 automjetet e tipeve të ndryshme. / B. Nergjoni