E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marok, priten protesta në disa qytete

Një seri protestash pritet të fillojnë sot në disa qytete të Marokut, pasi reformistët deklaruan se ndryshimet kushtetuese të propozuara nga mbreti Mohammed VI nuk sjellin rezultatet e duhura.

Shumë kritikë kërkojnë ndryshime kushtetuese të ndërmarra nga një komitet i posacëm demokratik dhe jo nga mbreti.

Ata thonë gjithashtu se referendumi i propozuar për kushtetutën po bëhet shumë shpejt dhe nuk lë kohë për një debat të vërtetë.

Mbreti deklaroi të premten se reformat do të kufizonin pushtetin e tij dhe do ta fusnin Marokun drejt një monarkie kushtetuese.

Masat e propozuara përfshijnë gjithashtu rritjen e pushtetit të Parlamentit dhe ekzekutivit dhe njohjen e gjuhës së minoriteteve berber.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›