E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, vdes aktivistja e të drejtave të njeriut

Aktivistja ruse e të drejtave të njeriut, Yelena Bonner ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë.

Ajo ishte martuar me shkencëtarin e lëndëve bërthamore, që më pas u kthye gjithashtu në aktivist, Andrei Sakharov, që fitoi cmimin Nobël për Paqen në vitin 1975.

Zonja Bonner u bë aktive në lëvizjet për të drejtat e njeriut në vitin 1960 dhe ishte një nga themelueset e Grupit të Helsinkit në Moskë.

Shumë shpejt ajo u bë një nga aktivistet lider në fushën e të drejtave të njeriut në Bashkimin Sovjetik.

Kur bashkëshorti i saj u dërgua në ekzil të brendshëm për aktivizimin e tij, ishte zonja Bonner që u kujdes që shkrimet e tij të publikoheshin.

Edhe kur ai fitoi cmimin Nobël për Paqen në vitin 1975, ishte sërish bashkëshortja që mori çmimin në vend të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›