E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Numërimi i fletëve të kontestuara, shfaqje e shëmtuar

Partia Socialiste ka akuzuar sërish kryeministrin Berisha se po përpiqet të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë duke deformuar vullnetin e qytetarëve të kryeqytetit. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Eduard Shalsi theksoi se kryeministri Berisha ka hapur një kapitull të turpshëm të zgjedhjeve në Shqipëri pasi të gjithë e panë që fituesi ishte Edi Rama.
“Berisha po përdorur çdo mjet anti-ligjor dhe anti-demokratik për ta kthyer fituesin në humbës dhe humëbësin në fitues. Ai po manipulon procesin dhe kutitë ku gjendet fletët e votimit” theksoi Shalsi.
Gjithashtu Shalsi e cilësoi procesin e numërimit të fletëve të kontestuara si shfaqje e shëmtuar që po ndodh në KQZ ndërsa akuzoi kreun e këtij institucioni se po jep urdhra të cilat nuk mbështeten në ligj.
“Po hapen kutti me kode që nuk përputhen me procesverbale. Pamë fletë jashtë zarfeve të mbyllura” theksoi Shalsi ndërsa ka shtuar KQZ-ja po i ngjan pazarit të gjësë së gjallë dhe jo një institucioni serioz.
Më tej deputeti I PS-së theksoi se kryeministri Berisha duke mos e patur kurajon të pranojë humbjën po e çon vendin në një shteg të rrezikshëm dhe me një kosto të madhe për shqiptarët.
“Qytetarët folën dhe votat u numëruan. Saliu humbi kjo është e vërteta e patjetërsueshme e zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë” përfundoi Shalsi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›