Durrës, gjykata lë në burg Artan Kriston

Gjykata e Apelit në Durrës la në fuqi vendimin e mëparshëm "arrest me burg" për teologun Artan Kristo. Artan Kristo, i njohur ndryshe si Muhamed Abdulla, akuzohet për thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste. Avokatët e Kristos, i cili ndodhet prej ditësh në qeli, i kërkuan Gjykatës së Apelit në Durrës revokim të masës së arrestit "burg pa afat", në një masë më të lehtë, kjo dhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Prokuroria pretendon se i akuzuari i saj ka publikuar në një faqe interneti thirrje të tilla për terrorizëm dhe këto materiale i ka si provat e saj kryesore në dosje. Kështu, trupi gjykues i kryesuar nga Valentina Sadikaj, vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm për Kriston, "burg pa afat", duke hedhur poshtë kërkesën e avokatëve. Avokatët u shprehën se do të apelojnë vendimin në Gjykaten e Shkalles së Lartë, duke pohuar se çështjen do ta çojnë deri në Strasburg.
Ndërkaq, paralel me apelimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, në mbështetje të Kristos janë paraqitur dhjetëra besimtarë myslimanë, të cilët e kanë cilësuar si të padrejtë arrestimin e tij.
Artan Kristo u arrestua në tetor të këtij viti nga policia, i dyshuar për ezaurimin e veprës penale të "Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste", parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. Artan Kristo i ka bërë këto thirrje nxitëse në një faqe interneti, por edhe përmes disa mesazheve telefonike.