E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dallku: Luftojmë deri në fund

indexMbrojtësi i kombëtares shqiptare është optimist tek ky ekip: Mund të kualifikohemi

Mbrojtësi kosovar i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku, ishte pjesë e skuadrës së Yjeve në ndeshjen revyal kundër FC Prishtina, takim ky që u zhvillua në fundjavën që lamë pas. Anëtari i skuadrës ukrainase, Vorskla, pas ndeshjes Prishtina – Yjet (3-2), në një intervistë për KosovaPress, është shprehur i lumtur që ishte pjesë e këtij spektakli të bukur sportive, e që i kishte munguar vendit tonë për vite të tera.

Ish-lojtari i Kosovës së Vushtrrisë dhe Prishtinës, thotë se më kënaqësi ka pranuar ftesën, jo vetëm ai, por çdo njeri lojtar që luan në klubet e huaja evropiane.Dallku kërkon që një ndeshje e tillë të bëhet tradicionale dhe sipas tij, stadiumi i Prishtinës të jetë vendtakim për yjet tonë që militojnë nëpër Evropë.

Është kënaqësi jo vetëm e imja, por e gjithë secilit që ishim të pranishëm këtu. Falënderoja të gjithët që kanë ardhur, e na kanë përkrahur në këtë ndeshje revyale. Ne secili lojtar më gjithë kënaqësi e pranuam ftesën.

Shpresoj se që kjo ndeshje të mos jetë e fundit, por të bëhet tradicionale në mënyrë që ne futbollistët që luajmë jashtë të kemi një vendtakimi këtu dhe dashtë zoti që të mos jetë e fundit, ka thënë Dallku. Armend Dallku ka folur edhe për gjasat e Shqipërisë për në Kupën e Botës Brazili 2014. Sipas tij, kuqezinjtë kanë gjasa real për të prekur Brazilin, pavarësisht barazimit me Norvegjinë (1-1).

Dallku thotë se asgjë ska përfunduar. Ai pohon Shqipëria do të përgatitet në mënyrë më të mirë të mundshme për sfidën e radhës kundër Sllovenisë. Një më një me Norvegjinë. Ishte fat i keq për ne, sepse në minutat e fundit pranuam një gol, por gjasat për kualifikim janë real, kështu që ne do të luftojmë deri në fund dhe do të japim maksimumin derisa matematika e lejon të luftojmë për vendin e dytë, kështu që asgjë ka përfunduar për ne.

Ne çdo ndeshje e marrim me radhë, kështu ndeshjen e radhës e kemi me Slloveninë dhe do të përgatitemi si është më së miri, tha ai. Mbrojtësi vushtrrias ka folur edhe për përballjen e tetorit kundër Zvicrës, skuadrën në të cilën luajnë Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Blerim Xhemajli. Sipas Dallkut, është kënaqësi të luash kundër tyre, sepse ai thotë se ata janë fëmijë të Kosovës.

Ndeshja me Zvicrën është pak më larg. Besoj se deri të ajo ndeshje gjërat mund të qartësohen më shumë. Është kënaqësi të luash më ta, sepse ata janë fëmijë të Kosovës dhe normalisht është zgjedhja e tyre, sepse ata janë rritur në Zvicër. Shpresoj se do të fitojë më i miri, ka theksuar Dallku. Shqipëria dy ndeshjet e radhës do ti luaj në udhëtim kundër Sllovenisë dhe Islandës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›