Spanja e "rjepë" Tahitin

Spanja ka deklasuar me rezultat 10-0 kombëtaren e Tahitit në ndeshjen e dytë të Kupës së Konfederatave, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale.
Që para se të fillonte ndeshja, fituesi dihej ndërsa e vetmja gjë gjë diskutohej ishte rezultati.
Efekti më pozitiv i ndeshjes për Spanjën është fakti që i riktheu në formë dy futbollistët që kohëve të fundit kishin rënë nga forma, Fernando Torres dhe David Villa.
Serinë e golave e hapi Fernando Torres (5’) për të vazhduar më pas Silva (31’), Fernando Torres (33’) dhe David Villas (39’), për të përfunduar pjesën e parë me 4-0.
Në pjesën e dytë, me dy gola të shënuar në minutën e 49-të dhe 64-të David Villa e kompletoi hettrikun, me dy gola të tjerë (57’ dhe 78’) të njëjtën gjë bëri edhe Fernando Torres.
Golin e nëntë e shënoi Mata në minutën e 66-të, kurse vulën e vuri David Silva (89’), 10-0./Indeksonline/