Uruguay bashkë me Spanjën

Uruguay e ka fituar ndeshjen e dytë në Kupën e Konfederatave duke e mposhtur Nigerinë me rezultat 2 me 1.
Lugano realizoj për 1 me 0 në minutën e 19. Barazoj mesfushori i Chelseat, Obi Mikel në minutën e 37. Forlan me një gol të bukur në minutën e 51 realizoj për fitoren e Uruguajit.
Pas kësaj fitoreje, Uruguay e pret Tahitin në ndeshjen e tretë ku nuk do të ketë punë të vështirë për të siguruar gjysëmfinalen./Indeksonline/