E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhënia dashuri-urrejtje e Ramës me diktatorët Enver-Gedaf

26-10-2011 / Redaksionale

Në komunikimet e pazakonta publike, domethënë me Editoriale dhe mesazhe, Edi Rama ka përmendur më shumë se një herë në kujtesën tonë, Muahamar Gedafi, tiranin libian të ekzekutuar prej popullit të tij, si shpagim për 40 vjet sundim gjakatar. Ai shkoi deri aty sa sulmoi kryeministrin Berisha për përshëndetjen, që bëri kryeministri i një vendit të NATO-s, pas rënies së Tripolit dhe shembjes “de fakto” të regjimit në Libi.
Megjithatë sjellja e figurës së Gedafit në opinionit publik Shqiptar nëpërmjet Editorialeve dhe mesazheve për shtyp shpreh një “ves” apo “veti” të Ramës për të përdorur tiranë për qëllime të karrierës së tij personale. Në fillim të viteve ’90, kreu i sotëm i Partisë Socialiste ishte profesor i “Arteve”, që çirrej kundër tiranit Shqiptar, Enver Hoxha, për t’u faktorizuar në politikë në një moment kur anti-komunizmi ishte në modë. Ai ishte anti-komunisti i komunisteve. Edvini shante e akuzonte diktatorin e vdekur dhe partinë e punës për krime kundër njerëzimit. Edi Rama shkroi në librin e posaçëm “Refleksione” se Partia Socialiste e dalë nga mitra e përgjakur e Partisë Komuniste s’mund të ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme.
Sakaq Edi Rama sot është kryetar i asaj partie socialiste që e quante të paligjshme. Dhe merr votat e atyre që ende besojnë se komunizmi nuk ishte dhe aq i keq. Ai shkruan tek “refleksionet e tij se, Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe ngjarjeve kryesore të saj si Konferenca e Pezës, Kongresi i Përmetit, lufta kundër pushtuesve, çlirimi i vendit, nuk ka asgjë më shkatërruese, më të skajshme, më sintetike, se ky manifest që mban autorësinë e kryetarit të sotëm të PS-së, partisë që paraqitet sikur ka në themel vlerat e luftës partizane, dhe që i ka veteranët e kësaj lufte si komunitetin të cilit u drejtohet në radhë të parë.
Kuptohet vetiu oportunizmi i Ramës për të përdorur gjithçka, të vdekur dhe të gjallë, për plotësuar boshllëkun ekzistencial. Cinizmi i Ramës vështirë se njeh kufizime morale dhe etike. Partia Socialiste organizoi demonstratën e dhunshme të 21 janarit që ndryshonte kategorikisht nga të gjitha paraardhëset. Nëse këto të fundit, të gjitha, pa përjashtim, nuk kishin përleshje kundër policisë, rebelimi i 21 janarit ishte i një natyre krejt ndryshe. Kishte të gjitha tiparet e një kryengritjeje me stampë bolshevike, si mësymja kundër ish-kryeministrit social-revolucionar (SR) Kerenski, nga Lenini, 94 vite më parë. Mirëpo në çdo skenë luhet një skenar. Dhe skenarin e kishin përgatitur organizatorët publicistë, të cilët në mbrëmjen e  20 janarit thoshin se “populli mund të tejkalojë opozitën”, mund të mos e dëgjojë opozitën, populli mund të bëjë atë që bën” dhe se “s’mund të kapërcejmë mbi të vdekurit”. Mbi të vdekurit? Cilët të vdekur kur data ishte 20 janar. Dhe të vdekurit do të jenë me demonstratën e 21 janarit. Shthurja e gjuhës, çoroditja e mendimit nga kërcënimet, mallkimet, kërcitjet dhëmbëve, thirrjet për dyluftim, të gjitha këto prodhuan hyrjen në skenë të apostujve të rremë. Inskenimi i dhunës erdhi jo vetëm si frymëzim për  marrjen e pushtetit, por edhe pse Egoarkut i duhesh një tjetër kauzë që të zëvendësonte rutinën e hapjes së kutisë. Me 21 janar u gjet kauza e “gjakut”. Gjaku lau duart nga kauza e hapjes së kutisë. Ndonëse larja e duarve nuk lan dot ndërgjegjen e atyre, që i thirrën njerëzit, militantët dhe turmën dhe i braktisën në mëshirë e një grupi me sjellje paramilitare.
Sidoqoftë Edi Rama është në sinkron me liderin e tij shpirtëror, Rexhep Qosen, edhe ky përdor shpesh Gedafin në shkrimet e tij, po aq sa përdorte ditirambet për Enver Hoxhën. Marrëdhëniet e Ramës me diktatorët kanë qenë gjithmonë brenda parametrave normal, marrëdhëniet publicistike, dashur dhe urrejtje, sepse në brendësi ndjehet pak Enver dhe shumë Gedaf. Nga Enveri ka marrë dhunën verbale dhe Partinë. Kurse me Gedafin janë në një linjë për ekstravagancën e veshjes dhe sjelljes publike. Sikurse nga Qosja ka marrë penën.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›