E Diel, 1 Nëntor 2026

Marredhenie ne ndryshim - Takim ne Bruksel per partneritetin mes BE-se dhe Afrikes

Kohet e fundit flitet shume per nje lloj lodhjeje te donatoreve. Objektivi i OKB-se per te dhene te pakten 07 per qind te produktit social bruto per ndihmen per zhvillim arrihet nga nje numer shume i vogel vendesh te industrializuara. Kjo argumentohet shpesh me situatat e tendosura te buxheteve ne keto vende por edhe me zhgenjimin e tyre edhe pas dekadash te tera ndihme per zhvillim varferia ne vendet perfituese te ndihmes nuk eshte zhdukur.

Ndihma financiare nuk mjafton

Komisioneri i BE-se per zhvillimin Andris Piebalg e konfirmon kete

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komisioneri i BE-se Andris Piebalgs.

Vetem ndihma nuk mjafton nese nuk merremi me rrenjet e problemit. Pa shtet juridik siguri dhe financa te shendosha publike ndihma per zhvillim asnjehere nuk do te mund tu jape njerezve nje te ardhme afatgjate.

Pa paqe nuk ka mireqenie

Nderkohe Afrika gjate viteve te fundit ka shenuar nje rritje ekonomike mbreselenese. Kjo u jep shprese shume vendeve afrikane se mund te clirohen vete nga varesia dhe varferia. Por Mark Plant nga Fondi per Ushqimin ne Bote thekson kjo nuk vlen per te gjitha vendet afrikane.

Vendet te cilat kane perfituar nga kjo rritje ekonomike kane arritur paqe qofte brenda kufijve qofte me fqinjet e tyre. Per kete arsye detyre paresore e organizatave nderkombetare duhet te jete te punojne per zgjidhjen e konflikteve te cilat vazhdojne te jene te pranishme ne kontinent.

Bashkepunimi mes vendeve afrikane vendimtar per arritjen e mireqenies

Por vetem paqja nuk eshte garanci per mireqenie. Maxwell Mkwezalamba eshte komisioner per ekonomine ne Unionin Afrikan. Lidhja e shteteve synon te arrije nje bashkepunim me te ngushte mes anetareve te saj ashtu si ne BE. Por Afrika eshte ende shume larg nje tregu te brendshem si ai evropian ankohet Mkwezalamba

Une jam i bindur se mireqenia e ardhshme e Afrikes do te varet ne mase te madhe nga bashkepunimi i vendeve afrikane me njeri-tjetrin dhe me vendet e treta.

Lojtaret e rinj ne Afrike Kina India Brazili

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Konkurrence per evropianet - Presidenti brazilian Lula ne Afrike Korrik 2010.

Me pare evropianet si ish-fuqi kolonialiste ishin interlokutoret e vetem te vertete ne Afrike. Por sot Evropa konkurron me Kinen Indine apo Brazilin per lendet e para afrikane dhe porosite. Andreas Proksch drejtor i GTZ-se Shoqata gjermane per Bashkepunim Teknik e njeh mire situaten

Evropa eshte duke humbur pozicionin e saj te privilegjuar. Sot Afrika ka mundesi te zgjedhe dhe une besoj se kjo do te ndryshoje edhe sjelljen tone ndaj kontinentit afrikan.

Te gjithe oratoret ne konference ishin te nje mendimi se marredheniet mes Evropes dhe Afrikes po ndryshojne rrenjesisht. Afrika do te jete me e sigurte ne vetvete dhe ka shansin te clirohet vete nga varferia. Keshtu per here te pare qe nga pavaresia do te jete ndoshta i mundur nje raport i vertete partneriteti mes te barabartesh.

Autor Christoph Hasselbach / Eliana Xhani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›