E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëdhëniet SHBA-Izrael kanë pësuar një të çarë shumë të madhe

Qëndrimi Ambasadori hebre në Uashington, pesimist për “miqësinë e veçantë”

Një zyrtar i lartë hebre ka paralajmëruar se marrëdhëniet e shtetit hebre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pësuar një çarje të madhe.

Vlerësimi i zymtë vjen një javë para se Kryeministri izraelit, Natanjahu, të takojë Presidentin amerikan Obama, në Shtëpinë e Bardhë. Ka pasur shpresë që të dy liderët të lënë mënjanë zënkat e fundit dhe të rinisin një marrëdhënie të re, por komentet e bëra së fundi bëjnë fjalë për një dëm që do të zgjasë shumë. Michael Oren, ambasadori amerikan në Uashington, i ka thënë kolegëve të Ministrisë së Jashtme në një mbledhje konfidenciale në Jerusalem se ata po përballen me një huazim të pandreqshëm të marrëdhënieve. Sipas burimit, ambasadori ka thënë se në marrëdhëniet mes të dyja vendeve nuk ka krizë, sepse krizë do të thotë zhvendosje lart e poshtë, porse këto marrëdhënie janë përfshirë nga një ndryshim tektonik që po i largon të dyja vendet me shpejtësi nga njëra-tjetra. Ambasadori privatisht ka shprehur pesimizmin e tij, pavarësisht deklaratave zyrtare të të dyja vendeve, që flasin për një përmirësim dhe rigjallërim të marrëdhënieve, që patën një krizë të rëndë në muajin mars të këtij viti. Sipas ambasadorit, përpjekjet e disa bashkëpunëtorëve hebrenj të Obamës, për të çuar marrëdhëniet në fazën e mëparshme, kanë dështuar. Bëhet fjalë për shefin e stafit të Obama-s, Rahm Emanuel dhe zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Denis Ross. Duket se në vend që të zbutet, Obama po vazhdon që të mbajë qëndrim të prerë, dhe, mbi të gjitha, ta bëjë një çështje personale atë të paqes mes palestinezëve dhe hebrenjve dhe në këtë drejtim, ta bëjë pjesërisht fajtor për mosarritjen, Natanjahun.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›