E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, Topi uron Obamën

Kreu i shtetit Bamir Topi nëpërmjet një telegrami drejtuar Presidentit Obama përshëndet 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kam kënaqësinë e veçantë dhe privilegjin që, edhe në emër të popullit shqiptar, të përshëndes 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës!” thekson presidenti Topi.
Më tej presidenti Topi duke bërë një histori të marrëdhënieve mes dy vendeve që nga ngrirja e tyre në 1946 theksoi se në fillim të viteve 90 dy vendet konsoliduan përfundimisht miqësinë historike e tradicionale.
“Tashmë Shqipëria është aleate besnike dhe partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur ngushtë nga interesa dhe vlera të përbashkëta, anëtare e denjë dhe e sprovuar e NATO-s, kontribuese e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit. Marrëdhëniet e gjithanshme të shkëlqyera dypalëshe janë në kulmin e tyre, duke u shërbyer interesave të përbashkëta të dy vendeve dhe popujve tanë” shton më tej Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›