Shalsi: Unaza të ndërtohet pa u prishur Kopshti Botanik

Deputeti i PS-së Eduard Shalsi ka reaguar sërish sot në lidhje me projektin e Unazës së Madhe që prek edhe një pjesë të kopshtit botanik.
Në fjalën e tij Shalsi theksoi se PS-ja kërkon që të ndërtohet unaza duke mbrojtur Kopshtin Botanik dhe jo t`i vihet kazma kësaj mushkrie dhe vlere të kryeqytetit.
“Ne duam t`i tregojmë njerëzve të vërtetën e plotë të projektit dhe sesi do të realizohet. Saliu mashtron duke i gënjyer për ndërtimin, duke afruar në buxhetin e këtij vitit vetëm 50 mijë dollarë për një projekt që kushton 24 milion dollarë” theksoi Shalsi.
Ai gjithashtu theksoi se opozita është e vendosur që të bëhet barrikadë dhe të mos lejojë shkatërrimin e Kopshtit Botanik.