Përplasen rëndë dy makina

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur sot në autostradën Kukës-Morinë, në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinës”.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, Bashkim Ademi, 57 vjeç dhe Sulltan Petku, që të dy banues të Kukësit.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./indeksonline/