E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja, Ibrahimoviclojtar i Milanit

MILANO- Zllatan Ibrahimoviç është një futbollist i Milanit. Pas tre ditësh të mbushura me tratativa, Barcelona dhe klubi kuqezi kanë arritur marrëveshjen për rikthimin në Itali të sulmuesit suedez, i cili ishte nxjerrë në shitje nga spanjollët. Bisedimet përfunduar rreth orës 21 të ditës së shtunë me akordin përfundimtar mes futbollistit, Barcelonës dhe Milanit. Takimi mes zëvendës presidentit kuqezi Adriano Galiani, kreut të Barcelonës Sandro Rosel dhe prokuratorit të futbollistit Mino Raiola përfundoi me sukses. Galiani bëri të ditur në përfundim të takimit se Milani e ka marrë Ibrën në huazim, por me të drejtë blerjeje për 24 milionë euro vitin e ardhshëm. “Të hënën Ibra do të bëjë vizitat mjekësore, pastaj do të hedhë firmën mbi kontratë.

është një sforco e madhe nga ana e presidentit Silvio Berluskoni”, u shpreh Adriano Galiani. Ibrahimoviç do të firmosë një kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë 8 milionë euro në sezon. “Në jetë jo gjithçka shkon si e mendon, por tani do të bëj gjithçka për të fituar me Milanin. Mendoj se me Ronaldinjon dhe Paton mund të formojmë një treshe të madhe”, deklaroi Ibrahimoviç pas përfundimit të bisedimeve në selinë e klubit katalanas. Me marrjen e tij, Milani bëhet një nga skuadrat më të forta të Serisë A. Edhe pse ka probleme në shumë reparte të tjera, Ibrahimoviç mbetet një prej sulmuesve më të fortë të botës, i aftë të mbajë i vetëm peshën e një reparti. Po ashtu, suedezi është një futbollist që dëmtohet shumë rrallë, kjo duke parë edhe konstruktin muskuloz të tij. Për Ibrahimoviç bëhet fjalë për një rikthim në Itali, ku ai fitoi 5 tituj radhazi, 2 me Juventusin dhe 3 me Interin.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›