Euro-parlamentari gjerman Posselt vizitoi Preshevën

Preshevë, 28 gusht - Euro-parlamentari gjerman, Bernd Posselt me bashkëpunëtorë, ka vizituar të premten, Preshevën, me ç`rast është takuar me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të Luginës së Preshevës.
Në takimin e përbashkët mes të euro-parlamentarit gjerman dhe liderëve politikë dhe institucionalë të Preshevës, është biseduar për problemet politike, avancimin e pakicës kombëtare shqiptare në Serbi, si; bashkëpunimet ndërkufitare, ku është përmendur edhe hapja e kufijve të vegjël; bashkëpunimet ndërkufitare në sferën e shëndetësisë; njohja e diplomave të Republikës së Kosovës nga vendet e rajonit dhe zhvillimi ekonomik.
Posselt, është shprehur se edhe më tutje ka probleme me të cilat përballen qytetarët e Luginës së Preshevës, për të cilën gjë, sipas tij, pa zgjidhjen e problemeve politike, nuk mund të kemi stabilitet ekonomik, apo të ndonjë sfere tjetër jetësore.
Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të Luginës, janë shprehur mjaft të kënaqur me takimin që realizuan me euro-deputetin gjerman. Lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, njëherësh dhe deputet popullor është shprehur se tani e tutje problemi i Luginës do të prezantohet në Parlamentin Evropian dhe se çështja e Luginës së Preshevës, sipas tij, gjithnjë e më tepër po internacionalizohet.
Edhe përfaqësuesit tjerë të politikës në Luginë, si; Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar të Luginës, Rahmi Zylfi, kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, Orhan Rexhepi, kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike Shqiptare, Agim Dalipi, janë shprehur se
takimi i euro-deputetin gjerman, do të jetë mjaft produktiv për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon.
Do theksuar se takimin e euro-parlamentarit gjerman me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të Luginës së Preshevës, e ka menaxhuar preshevarja që jeton dhe vepron në Gjermani, Ferdane Alidemi - Bajrami, anëtare e kryesisë së Shoqatës Shqiptaro-Gjermane, në Gjermani.