E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Daçiç: Riformatimi i jep qeverisë një frymë të re

PRIJEPOLJE- Rezultatet janë ato që do të mbajnë të bashkuar qeverinë e koalicionit dhe do të jenë kriteri i përzgjedhjes për ata që do të mbeten pjesë e saj, theksoi kryeministri serb, Ivica Daçiç duke shtuar se një riformatim do t'i jepte qeverisë një frymë të re.

"Një riformatim i kabinetit do të ishte një ndryshim për mirë dhe do t'i jepte qeverisë një frymë të re, duke mundësuar edhe arritjen e objektivave", deklaroi ai.

"Objektivat janë mbajtja e një konference të parë ndërqeveritare mbi bisedimet e hyrjes në BE deri në fund të janarit, ndalimi i rënies në ekonominë serbe dhe krijimi i një sistemi të qëndrueshëm politik", tha ai.

"Kryetarët e partive të koalicionit qeveritar nuk e kanë diskutuar ende riformatimin", theksoi Daçiç.

"Rezultati i riformatimit do të shpallet jo më vonë se më 27 korrik, në përvjetorin e parë të formimit të kabinetit", nënvizoi ai, duke shtuat se Partia Socialiste serbe nuk do të shmangte asnjë përgjegjësi.

Daçiç theksoi se zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Progresive serbe, Aleksandar Vuçiç dhe ai vetë besonin se riformatimi do të ishte një nxitje për një punë më të mirë duke shtuar se do të flisnin hapur mbi arritjet që duheshin bërë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›