Vlorë, një grua mashtroi për para dy studentë, arrestohet
VLORË - Nga Strukturat Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dje 3 persona; 2 për vjedhje dhe 1 për mashtrim. Më konkretisht është bërë ndalimi për veprën penale “mashtrim” i shtetases Monika Muhamet Shehu, 37 vjeç, banuese në Vlorë. Arrestimi i i kësaj shtetaseje u krye, pasi ajo u ka marrë dy shtetasve nga Fieri, studentë të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, shumën prej 200.000 lekë me premtimin se do t’i kalonte në provime.
Edhe dy arrestime për “vjedhje”
Nga Komisariati i Policisë së Vlorës u bë edhe ndalimi për veprën penale “vjedhja” i shtetasit: Sadik Malo Lelaj, 24 vjeç, banues në Vlorë. Është daluar edhe personi i shpallur në kërkim për veprën penale “vjedhje” E. B., 17 vjeç, banues po në Vlorë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.
(ma/shqiptarja.com)