Vazhdon konferenca, bashkëpunimi me Rusinë, kusht
Munih - Në qytetin Mynih të Gjermanisë po zhvillohet Konferenca e 45-të e Sigurisë ku iiderët botërorë po shqyrtojnë çështjet si, armatosja nukleare, Irani dhe Afganistani. Në konferencë ku marrin pjesë Ndihmës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Schefer janë duke u trajtuar çështjet e rendit botëror.
Titujt krysorë të konferencës do të jenë Rusia, armët bërthamore, Lindja e Mesme, Irani dhe Afganistani, energjia, si dhe gjendja në Ballkan dhe Kaukaz. Kancelarja Gjermane Merkel e cila bëri thirrje për marrjen e Rusisë nën strukturën Evropiane të Sigurisë tha se në rast se Irani nuk përkulet përpara kërkesave të perëndimit atëherë ndaj tij do të vihen në zbatim sanksione më të ashpra.
Kurse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Scheffer theksoi se në mënyrë që të arrihet pakësimi i armëve bërthamore, dhe të eliminohet kriza me Iranin duhet që të bashkëpunohet me Rusinë. Scheffer bëri thirrjen se bashkëpunimi i NATO-s me Bashkimin Evropian nuk duhet penguar për shkak të disa vendeve.
Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu tha se ngritja e bazave ushtarake prej Rusisë nëpër zonat separatiste do të jetë problem për sigurinë e BE.
Ndërsa, Alexander Vondra, Ndihmës Kryeministri i Çekisë e cila është në kryesi të radhës të BE theksoi se projekti i linjës gazsjellëse Nabuko i cili planifikohet të kalojë edhe nga Turqia është i domosdoshëm të sigurinë e energjisë.