E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri, sulme ndaj kishave, 35 viktima

 Sulme të koordinuara të kryera kundër tre kishave kristiane në ditën e Krishtlindjeve në Nigeri kanë shkaktuar të paktën 35 të vdekur. Atentatet janë kryer nga grupi islamik Boko Haram.

Nuk kanë munguar deklaratat e krerëve të shteteve dhe besimeve, të cilët dënojnë sulmet.

Një episod që është fryt i urrejtjes së verbër dhe absurde e ka cilësuar Vatikani. Për Shtëpinë e Bardhë, sulmet mbeten akte terrorizmi, ndërsa presidenti nigerian i ka cilësuar si akte të pajustifikueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›