Marreveshja: Qytetaret e Tiranes, punesim ne Katar Luljeta Ndoka
Bashkia e Tiranes binjakezohet me Bashkine e Dohas ne Katar. Marreveshja eshte nenshkruar dje ndermjet Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, dhe homologut te tij te Dohas, Mohammed Ahmed Al-Sayed. Kjo marreveshje i hap rruge bashkepunimit mes dy qyteteve ne fusha si: Infrastruktura, ndertimi, sherbimet etj. Kryetari i Bashkise se Dohas shprehu kenaqesine qe i jepej mundesia edhe permes kesaj marreveshje te ndihmonte Kryetarin e Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ne projektet e tij ambicioze, sikur vleresoi se kjo eshte marreveshja e peste qe Doha nenshkruan me qytete te tjera ne mbare boten. Marreveshja e binjakezimit mes Dohas dhe Tiranes parashikon bashkepunim ne fushen e ndertimit, dhenien e lejeve te ndertimit dhe licencave per biznesin, bashkepunim ne fushen e billboard-eve te te gjitha llojeve, zhvillimi i programeve te perbashketa ndermjet dy bashkive per shkembimin e eksperiencave dhe trajnimeve ne fushat e ndertimit, higjienes, edukimit dhe riciklimit te mbetjeve. Gjithashtu, marreveshja parashikon edhe bashkepunim ne fushen e privatizimit te sherbimeve qe ofrohen nga dy bashkite, perfitim nga eksperiencat e dy qyteteve ne fushen e gjelberimit dhe zbukurimit te qytetit, bashkepunim ne fushen rregullatore dhe programeve te edukimit mbi shendetin. Nga ana tjeter, do te bashkepunohet ne ngritjen dhe zhvillimin e standardeve te sherbimeve publike, si dhe rritjen e performances te mekanizmave per te ecur me hapin e zhvillimit dhe progresit ne fushen e sherbimeve bashkiake. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, zhvilloi nje takim me ministrin e Pushtetit Lokal dhe Planifikimit Urban. Ne kete takim, zoti Basha e ka njohur z. Sheikh Abdul Rahman Bin Khalifa Bin Abdul Azziz Al-Thani me projektet e tij per zhvillimin e Tiranes qe nga hartimi i Planit Urbanistik, zgjatimi i bulevardit, rehabilitimi i Lumit te Tiranes, ndertimi i linjave te tramit etj. Ministri i Pushtetit Lokal dhe Planifikimit Urban u shpreh i gatshem te ndihmoje Tiranen ne realizimin e ketyre projekteve duke ofruar asistencen dhe eksperiencen e Katarit, vend i cili po zbaton sot metodat me te avancuara te projektimit dhe ndertimit. Zhvillimi ekonomik dhe punesimi, sipas Bashes, jane prioritet e Bashkise se Tiranes dhe ne kete kuader, ai theksoi se po ndermerr nje sere nismash dhe vendimesh per ta bere Tiranen qytetin me miqesor per investime. Kryebashkiaku Basha tha se Tirana eshte e hapur dhe mirepret investitoret e Katarit te shtrijne aktivitetet e tyre ne Tirane. Sheikh Abdul Rahman Bin Khalifa Bin Abdul Azziz Al-Thani u shpreh i gatshem te ndihmoje ne promovimin e potencialeve qe ka Tirana dhe te nxise biznesin e Katarit te investoje ne kryeqytetin shqiptar. Ne diten e pare te qendrimit ne Katar, Basha zhvilloi nje takim edhe me kryetaren e Autoritetit te Muzeumeve te Katarit, Sheikha Al-Mayassa bin Hamad bin Al-Thani. Ne kete takim u diskutua per bashkepunimin kulturor mes Katarit dhe Tiranes. Kryebashkiaku Basha e informoi znj. Sheikha Al-Mayassa bin Hamad bin Al-Thani me iniciativen e tij per te ngritur ne Tirane Galerine e Arteve te Qytetit, si dhe njohu me trashegimine e pasur kulturore qe ka Tirana. Basha dhe Al-Thani rane dakord qe te organizohen ekspozita te artisteve te Katarit ne Tirane dhe atyre shqiptare ne Doha, si dhe po keshtu zonja AL Thani tha se do te jene te mirepritur artistet shqiptare per te ekspozuar punimet e tyre ne ekspozita nderkombetare qe zhvillohen ne Katar, sikunder zoti Basha tha se edhe artistet nga Katari do te jene te mirepritur ne Bienalen e Tiranes.
Katari: Duam specialiste shqiptare
Takimi i kryetarit te Bashkise se Tiranes ka qene mjaft produktiv, lidhur me diskutimet per punesimin e shtetasve shqiptare ne kete vend. Bashkebiseduesit kane vleresuar se, Katari, si nje nga shtetet me zhvillimin me te shpejte ekonomik, ka edhe nevojen me te madhe per specialiste te fushave te ndryshme. Per kete arsye, kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ka diskutuar me drejtues te Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale per nenshkrimin se shpejti te nje marreveshje punesimi mes dy vendeve. Kjo marreveshje i hap rruge punesimit te qytetareve shqiptare ne Katar. Fushat ku nevoja per specialiste shqiptare eshte me e madhe, eshte ajo e inxhinierise, mjekesise, infermierise, mesuesise per specialiste te gjuheve te huaja etj.
Katari: Duam specialiste shqiptare
Takimi i kryetarit te Bashkise se Tiranes ka qene mjaft produktiv, lidhur me diskutimet per punesimin e shtetasve shqiptare ne kete vend. Bashkebiseduesit kane vleresuar se, Katari, si nje nga shtetet me zhvillimin me te shpejte ekonomik, ka edhe nevojen me te madhe per specialiste te fushave te ndryshme. Per kete arsye, kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ka diskutuar me drejtues te Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale per nenshkrimin se shpejti te nje marreveshje punesimi mes dy vendeve. Kjo marreveshje i hap rruge punesimit te qytetareve shqiptare ne Katar. Fushat ku nevoja per specialiste shqiptare eshte me e madhe, eshte ajo e inxhinierise, mjekesise, infermierise, mesuesise per specialiste te gjuheve te huaja etj.