E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Durrës, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur rëndë

Dy persona kanë vdekur ndërsa një tjetër është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Durrësit ku një automjet me targa KJ 9520 A me të cilin udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.
Për pasojë kanë ndërruar jetë 22-vjeçari Roland Cakja dhe e fejuara e tij 20-vjeçarja rumune Nikoleta Tunaniç ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit 22-vjeçari Elisidio Tafani.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›