E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundojne kontrollet e Policise se Tiranes

 Kanë përfunduar kontrollet e Policisë së Tiranës për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe sekuestrimin e armëve pa leje. Si rezultat i postoblloqeve të ngritura në të gjithë kryeqytetin nga ana e forcave të policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë janë arrestuar 2 persona në flagrancë, njëri për mbajtje të armëve të ftohta si thikë, ndërsa tjetri me hashash. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara u bllokuan tre mjete si dhe janë shoqëëruar për në komisariate 31 persona. Nga operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe sekuestrimit të armëve pa leje janë ushtruar 140 kontrolle mjedisesh dhe 420 kontrolle makinash ku janë marre 87 masa administrative. Ndërkohë kamera e “ABC News” ka fiksuar momentin e kapjes se një personi me shpatë në automjet. Sado e çuditshme të duket, poseduesi i armës është arrestuar nga ana e forcave të policisë. Operacioni u organizua në disa postoblloqe të lëvizshme të cilat u ngritën thuajse në të gjitha kryqëzimet kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›