Leka Zogu I, vazhdojnë homazhet në nder të tij
Po zhvillohen homazhet në nder të pretendetit për fron mbretëror Leka Zogu I. Homazhet kanë filluar në orën dhjetë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë për të vijuar deri në orën 13:00, orë në të cilën Leka Zogu I do të përcillet për në banesën e fundit.
Në homazhet që po zhvillohen kanë marrë pjesë personalitet më të larta të shtetit shqiptarë, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, si ambasadori I OSBE-së, Wollfarth dhe ambasadori I SHBA-ve, Arvizu, gjithashtu edhe përfaqësues të familjeve mbretërore në Europë e më gjerë. Gjithashtu, në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, do të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në nder të Leka Zogut I.
Dita e sotme do të jetë një ditë zie kombëtare në nderim të figurës së pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu I. Përcjellja për në banesën e fundit të Leka Zogut I do të përfshijë nderimet më të larta që parashikohen në Protokollin e Shtetit.
Për përgatitjen e ceremonisë së homazheve dhe më pas varrimit në varrezat e Sharrës, Këshilli i Ministrave ka ngritur Komisionin Ndërministror, i cili do të marrë përsipër edhe shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit.
Pretendenti për fron mbretër Leka Zogu I u nda nga jeta, në moshën 72-vjeçare, pas një arresti kardiak. Sot Policia e Shteti ka njoftuar të gjithë qytetarët se rrugët kryesore të kryeqytetit nga ora 8:00 deri në 13:00 do të jenë të bllokuara për shkak të homazheve në nderim të Leka Zogu I.