E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon drama Swift-West

Sherri i para katër vitesh në mes të Taylor Swift dhe Kanye West nuk po harrohet kurrsesi. Kohëve të fundit, këngëtarja bëri të ditur se mban në shtëpi një fotografi të momentit kur West e turpëroi në skenë gjatë ndarjes së çmimeve ‘MTV Video Music Awards’ në vitin 2009.

Tani, janë edhe miqtë e reperit ata të cilët nuk po e mbajnë dot gojën e mbyllur.

Është Jay Z ai i cili ia hoqi pluhurin kësaj ngjarje në këngën e tij të re ‘The Great Gatsby’. Në një pjesë të kësaj këngë thuhet:

“Ai djath që na bëri kaps, Taylor Swift e morri atë (çmimin)”.

Incidenti i para katër vitesh teksa Taylor Swift po pranonte një çmim për të cilin reperi West ishte i mendimit se nuk i takonte asaj por këngëtares Beyonce, veç sa e bëri edhe më të famshme Swift./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›