E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja e G 20, zbutje të disbalancave ekonomike

Samiti i G20 është përmbyllur me një marrëveshje të përbashkët mes ministrave të ekonomisë së 20 ekonomive më të fuqishme të globit. Thelbi i kësaj marrëveshje është plani i masave për zbutjen e disbalancave ekonomike në ekonominë globale, duke përjashtuar përdorimin e normave të këmbimit dhe rezervat monetare si tregues të ekonomisë. Kompromisi u arrit pasi Kina u tërhoq nga kërkesa e saj për përdorimin e kursit të këmbimit. Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore akuzuan Pekinin se po mbante artificialisht monedhën vendase Juan në norma të ulta, me qëllim rritjen e nivelit të eksporteve kineze dhe shtimin e rezervave të monedhave të huaja, veprim të cilin ata e quajtën “shtrembërim të ekonomisë”. Ministrja franceze e financave, vendi i së cilës ishte edhe mikpritës i këtij takimi, e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm përpara. Kjo marrëveshje synon gjithashtu t’i japë fund spekulimeve nga ana e bankave me çmimet e ushqimeve dhe fondet e pensioneve. Investitorët janë shprehur gjithashtu të kënaqur rreth këtij takimi, pasi dy vjet më parë, në kulmin e krizës ekonomike, tregjet kërkonin hartimin dhe ndërmarrjen e politikave të përshtatshme monetare për përballimin e saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›