Porti i ri i Sarandës, qeveria hap tenderin
Ministria e Transporteve pret oferta për ndërtimin e një porti të ri në qytetin e Sarandës. Gara tashmë është hapur zyrtarisht, në datën 11 prill pritet dorëzimi i ofertave. 2. Qeveria Shqiptare ka marrë një kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim, për financimin e Projektit të “Menaxhimit të integruar dhe Pastrimit të Zonës Bregdetare” dhe ka për qëllim të përdorë një pjesë të kësaj kredie për pagesat e kontratës për “Punimet e ndërtimit të Terminalit të Portit të Sarandës”. Periudha e punimeve të ndërtimit është 12 muaj pas nënshkrimit të kontratës, duke përfshirë 1 (një) muaj periudhën e mobilizimit të Kontraktorit. Tenderi do të realizohet sipas procedurave të “Tenderit me Konkurrim Ndërkombëtar”, të specifikuara në udhëzimet e Bankës Botërore. Ofertuesit e interesuar, me dorëzimin e një kërkese me shkrim, të paraqitur në adresën e mëposhtme dhe kundrejt pagesës së pakthyeshme, prej 30 000 lekë ose ekuivalente me të. Burimet në Ministrinë e Transporteve sqarojnë se të gjitha ofertat duhet të jenë të shoqëruara me një Sigurim oferte prej 14 milionë lekësh ose në vlerë ekuivalente të konvertuar në një monedhë të konvertueshme sipas dëshirës.