Marreveshja e Tregtise se Lire qe u nenshkrua sot ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Bullgarise do te investoje ne liberalizimin dhe rritjen e shkembimeve tregtare te te dy vendeve,
Marreveshja e Tregtise se Lire qe u nenshkrua sot ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Bullgarise do te investoje ne liberalizimin dhe rritjen e shkembimeve tregtare te te dy vendeve, ne shkembimin dhe integrimin dypalesh te kulturave te popujve tane. Gjithashtu marreveshja do te ndikoje ne krijimin e nje mjedisi te pergatitur per prodhuesit dhe investitoret shqiptare ne drejtim te hapjes se metejshme te ekonomise shqiptare dhe integrimin e tregjeve vendase ne parametrat e tregjeve potenciale Rajonale dhe Europiane, ne terheqjen dhe nxitjen e investimeve te huaja, si dhe ne rritjen e nivelit te cilesise dhe standarteve te produkteve tona, me qellim sigurimin e nje aksesi eficent ne shkembimet tregtare nderkombetare.
Marreveshja e Tregtise se Lire, e nenshkruar ne emer te Qeverise Shqiptare, nga z. Arben Malaj, minister I Ekonomise, si dhe ne emer te Qeverise se Bullgarise, nga znj. Sofia Kasidova, Zevendesministre e Ekonomise, ka nje rendesi te veçante ne zhvillimin e tregtise se lire mes dy vendeve.
Me zbatimin e kesaj marrveshje, Shqiperia pas pese vjetesh liberalizon plotesisht tregjet industriale dhe me konkretisht: Do te reduktoje gradualisht tarifat doganore te nje grupi produktesh industriale, brenda nje periudhe 5 vjevare, ku jane mbajtur parasysh interesat e prodhuesve dhe investitoreve vendas, si dhe do te shkembeje nje pjese te konsiderushem te artikujve industriale, 97% te tyre, kryesisht lenede te para, me tarifa zero menjehere me hyrjen ne fuqi te saj. Marreveshja parashikon nje politike mbrojtese dhe me te kufizuar per liberalizimin e produkteve bujqesore. Keshtu, nuk do te kete mallra me tarife zero, por do te eksportohen vetem produkte bujqesore te origjinuara shqiptare me koncensione si, molusqe, djathe, mjalte, fasule, geshtenja, hurma, fiq, shalqi e pjepra, bime mjekesore, vaj ulliri, recelna, lengje, lengje frutash, uje mineral dhe raki. Marreveshja e Tregtise se Lire parashikon gjithashtu edhe importet bujqesore nga Bullgaria qe konsistojne ne perime te grira, zrazavate te konservuara si kerpudha, domate, rrush i zi, etj. Nenprodukte midshi, kikirike, akullore, cokollata etj.
Duke patur parasysh nivelin ne shkembimet tregtare te deritanishme me Bullgarine Ministria e Ekonomise parashikon hartimin dhe implementimin e nje sere politikash ne drejtim te mbeshtetjes dhe nxitjes se Biznesi, rrtijes se ekporteve shqiptare dhe avantazheve krahasuese, thithjes se investimeve te huaja direkte, zhvillimit te Nderrmarrjeve te Vogla dhe te Mesme, rritjen e trasparences se proceseve te integrimit ekonomik te vendit, lehtesimin e procedurave tregtare ne ndihme te ketij procesi, shoqerimin e impakteve liberalizuese ne levizjen e mallrave me levizjen e lire te njerezve, nxitjen e konkurrences se lire etj.