Nje nga tri marreveshjet qe u nenshkrua sot mes Qeverise Shqiptare dhe asaj Bullgare, ne prani te dy Kryeministrave dhe delegacioneve perkatese eshte edhe Marreveshja per Njohjen e Ndersjellte te Dip
Nje nga tri marreveshjet qe u nenshkrua sot mes Qeverise Shqiptare dhe asaj Bullgare, ne prani te dy Kryeministrave dhe delegacioneve perkatese eshte edhe Marreveshja per Njohjen e Ndersjellte te Diplomave dhe Gradave Shkencore.
Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Arsimit dhe Shkencës te Shqiperise, Prof.Dr.Luan Memushi, ndërsa për palën bullgare nga ministri i Arsimit dhe Shkences se Bullgarise, Vladimir Atanasov.
Kjo marreveshje ka per qellim te inkurajoje zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit dhe të shkencës dhe te lehtësoje lëvizjen e potencialeve intelektuale të të dy vendeve.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, u ra dakord që të konsiderohen të të njëjtit nivel dokumentet për klasën e përfunduar të arsimit tetëvjeçar, të mesëm të përgjithshëm dhe të mesëm profesional.
Dokumentet e arsimit të mesëm të përgjithshëm e profesional, që lejojnë vazhdimin e arsimit të lartë në vendin përkatës, u japin nxënësve të drejtën e aplikimit në shkollat e larta në territorin e vendit tjetër.
Për profesione të njëjta ose të ngjashme, nga institucionet përkatëse, do të njihen edhe dokumente të arsimit profesional dhe të kualifikimit profesional. Gjithashtu, sipas kësaj marrëveshje, për fusha të njëjta ose të ngjashme studimi, do të njihen në mënyrë të ndërsjelltë, diplomat e arsimit të lartë jouniversitar (3-3.5 vjet), të arsimit universitar (3 ose 4 vjet), duke u dhënë të drejtën zotëruesve të tyre të vazhdojnë studimet e mëtejshme, në përputhje me legjislacionin e secilit vend. Nga të dy palët do të njihen edhe dokumentet e lëshuara nga shkollat e larta për studimet pasuniversitare, me kohëzgjatje më pak se 1 vit.
Marrëveshja e nënshkruar në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë, konsideron të të njëjtit nivel diplomat e gradës shkencore "Doktor i shkencave"dhe shkallës arsimore shkencore "Doktor", të lëshuara nga të dy vendet.