Pas bisedimeve vetem per vetem qe zhvilluan dy kryeministrat dhe pas bisedimeve zyrtare mes dy delegacioneve Kyeministri Shqiptar Fatos Nano dhe Kryeministri Bullgar Simeon Saxe – Coburg Gotha dolen
Pas bisedimeve vetem per vetem qe zhvilluan dy kryeministrat dhe pas bisedimeve zyrtare mes dy delegacioneve Kyeministri Shqiptar Fatos Nano dhe Kryeministri Bullgar Simeon Saxe – Coburg Gotha dolen perpara medias ku dhane deklaratat perkatese per shtyp dhe iu pergjigjen interesimit te gazetareve.
Deklarate e Kryeministrit shqiptar Fatos Nano:
Sapo perfunduan bisedimet zyrtare mes dy delegacioneve, atij te Republikes se Shqiperise dhe te Republikes se Bullgarise te kryesuar nga Shkelqesia e tij Simeon Saksoburgotski.
Ne beme nje analize te bashkepunimit dypalesh dhe shprehem kenaqesine se marredheniet mes dy vendeve tona kane njohur permiresime te ndjeshme vecanersisht pas renies se barrierave ideologjike. Ne konstatuam se Shqiperia dhe Bullgaria kane te perbashketa jo vetem lidhjet miqesore tradicionale, por kryesisht e ne rradhe te pare axhendat tona takohen ne te njejtin objektiv: integrimin ne institucionet euro-atlantike. Pavaresisht shpejtesive te ndryshme, te dyja qeverite tona po punojne me angazhim te plote per permbushjen e standarteve europiane.
Ne beme nje skaner te hollesishem te marredhenieve mes dy vendeve tona dhe perseritem bindjen se ekzistojne mundesite qe ky bashkepunim te thellohet vecanersht permes proceseve dhe projekteve ekonomike rajonale sic eshte Korridori 8, projekti i nafte dhe gazsjellesit Burgas-Vlore i quajtur ndryshe AMBO. Ne nje kuptim te gjere ne e konsideruam integrimin rajonal si parakusht te integrimit euroatlantik. Ne kete kuptim eksperienca e dyanshme na eshte teper e vyer. Ne kuader te rritjes se bashkepunimit rajonal ne i vleresuam posacerisht inisativat qe lidhen me projekte rajonale per sigurine dhe luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale.
Ne gjetem gjuhe te perbashket edhe ne lidhje me qendrimet e qeverive tona persa i perket zhvillimeve globale dhe vleresuam kontributin e dhene ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe ndame bindjen se si pasoje e proceseve integruese dhe globale kurre nuk eshte i mjaftueshem stabiliteti i secilit vend me vete, por kontributi yne eshte kerkuar dhe vleresuar pozitivisht edhe persa i perket paqes, stabilitetit dhe demokracise ne bote, sic eshte edhe rasti i fundit i pjesemarrjes ne koalicionin e perboteshem antiterror kunder regjimit te Sadam Huseinit.
Deklarate e Kryeministrit Bullgar Simeon Saxe – Coburg Gotha
Te nderuar zonja dhe zoterinj para se gjithash dua te shpreh gezimin tim per faktin se ndodhemi sot ketu ne Tirane. Me kete vizite se pari po realizohet nje enderr shume vjecare. Gjithashtu dua te theksoj se lidhur me konceptete apo qendrimet e peraferta qe kemi midis Bullgarise dhe Shqiperise dhe marredheniet e shkelqyeshme me Kryeministrin Fatos Nano. Lidhur, pra, me kete nuk do te doja te perserisja me ate, qe vete kryeministri Juaj e perseriti ne menyre perfekte vetem para disa minutash. Jane shume me shume pika te perbashketa sesa dallimet qe kemi, pa dashur qe te perseris ate qe tha kolegu im z. Fatos Nano, jam i gatshem qe t'i pergjigjem pyetjeve tuaja.
Pas deklaratave te dy kryeministrat iu pergjigjen pyetjeve te gazetareve:
Pyetje: - Tvsh- Nje pyetje per kryeministrin Fatos Nano:
Zoti Kryeminister, cfare ka te re ne marredheniet Shqiperi- Bullgari, ku kam parasysh qe pak me pare u nenshkruan dhe tre marreveshje? Si do te shihet implemtimi i tyre, sidomos implementi ekonomik dhe sa shpejt?
Kryeministri NANO: Sic theksova se bashku dhe me Kryeministrin bullgar marredheniet tona tashme jane te pjekura dhe me hapa te rendesishem dhe cilesore perpara. Kuadri i intrumenteve qe afron bashkepunimi dhe marreveshjet midis Shqiperise dhe Bullgarise mundesojne qe ne shkembimet midis dy vendeve te perfisihen me shume inisiativa dhe aktore. Ne nenshkruam sot tre marreveshje te reja te bashkepunimit ekonomik, ne fushen e homologimit te diplomave dhe te titutjve te kualifikit pasuniversitar si dhe transportin te kombinuar te mallrave midis dy vendeve, por e reja e vertete eshte gadishmeria dhe maturia e institucioneve dhe e politikes midis dy vendeve per te shfrytezuar bashkepunimin rajonal, iniciativat e Korridorit te Tete, te infrastruktures apo si dhe pjesemarrja e perbashket ne aksione qe forcojne sigurine , stabilitetitn dhe demokracine ne Ballkan, per te shtuar shkembimet dhe perfitimet midis dy shoqerive, sipemarresve dhe qytetareve te Shqiperise dhe te Bullgarise. Une jam i sigurt se qeverite e Shqiperise dhe Bullgarise do te kene rol protagonisti ne inisiativat per nje treg te hapur ballkanik sipas standartit europian qe nga transporti deri tek energjia ne te cilin do te levizin me shume produkte te sipermarrjeve respektive po shpresoj dhe produkte te perbashketa duke i ngjitur shkembimet mbi nivelet e sotme te ulta prej 0.3 deri ne 2.5 % respektivisht eksportetet dhe importet tona nga Bullgaria.
Radio Kombetare Bullgare: A u diskutua mes dy delegacioneve per sigurine rajonale dhe me tej?
Kryeministri Simeon Saxe – Coburg Gotha: Sigurisht qe e kemi diskutuar politiken rajonale dhe gjithshtu kemi diskutuar dhe per luften kunder krimit te organizuar si vende qe jemi te angazhuara ne luften kunder terrorizmit nderkombetar.
Kryeministri NANO: Une besoj se ndajme te njejtin koncept dhe vision politik per te ardhmen e vendeve te Ballkanit ne komunitetin e BE dhe te sigurise Euro-Atlantike, perfshire dhe Kosoven, e cila tashme ka nisur nje proces te perafert me ate te Stabilizim –Asociimit apo te integrimit europian, qe po perjetojne te dy vendet tona. Une besoj se ne se bashku me qeveri dhe udheheqje politike te orientuara nga euroatlantizmi dhe vendet e tjera te ballkanit perfshire dhe Kosoven po kontribuojme ne stabilizimin e Ballkanit, ne forcimin e demokracise ne rajon dhe hapjen dhe integrimin e tij ne nivelin rajonal dhe ne institucionet eurotlantike. Sic e degjuat ne kemi te njejtin angazhim ne luften kunder terrorizmit, krimit te organizuar apo rrjeteve te trafikut qe pershkojne rajonin.
Top channel: Z Nano, a folet konkretisht per projektin AMBO dhe ne c' faze eshte ai?
Kryeministri NANO: Ne shkembyem informacionin dhe njohem me mire angazhimet dhe kapacitetet e te dy vendeve per mbeshtetje te projektit AMBO i cili ndodhet ne fazen e fizibilitetit si studim dhe ne dy tre vitet e ardhshem do te nise ne zbatimin me kontribute dhe mbeshtetje financiare dhe menaxheriale nga firma dhe banka te rendesishem amerikane dhe globale. Une besoj se ne mesin e gjysmes se dyte te viteve te kesaj dekade qe kemi hyre, rreth vitit 2007, ky projekt do te ekzistoje dhe do te funksionoje .