E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot nje takim me nje grup perfaqesuesish te larte te disa institucioneve bankare amerikane kryesuar nga Margaret Kostic, Drejtore e Larte per Europen e "EXIM BAN

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot nje takim me nje grup perfaqesuesish te larte te disa institucioneve bankare amerikane kryesuar nga Margaret Kostic, Drejtore e Larte per Europen e "EXIM BANK" e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Ne takimin me Kryeministrin Nano autoritetet bankare kane diskutuar mundesine e ndryshimeve te rendesishme, cilesore nepermjet kreditimit ne sektore te ndryshem dhe konkretisht ne sektorin e shendetesise. Me kete rast ata bene te njohur faktin se me finacim te "Deutsche Bank" ne SHBA dhe garanci te "EXIM BANK US" kompania amerikane "ACD" e njohur per investime strategjike nderkombetare ne sistemin mjeksor do te realizoje projektin e kreditimit per ndertimin se shpejti te nje spitali te ri te nivelit bashkekohor dhe modern me nje vlere prej 30 milion dollare ne Tirane.

Kryeministri Nano i ka inkurajuar autoritetet bankare per iniciativen e tyre. "Shqiperia tashme ndodhet ne nje moment te pershtatshem dhe te favorshem per iniciativat dhe investimet tuaja te cilat jane strategji konkrete per integrimin ne realitete te reja".

"Realizimi i projektit per kreditimin e nje spitali modern ashtu dhe projekte ne fusha te tjera do te kene vemendjen dhe mbeshtjejen e plote te qeverise qe une drejtoj per te iniciuar afrimin dhe ne sektore te tjere te rendesishem te ekonomise shqiptare te investitoreve serioz dhe me reputacion nderkombetar sikurse eshte dhe Exim Bank" tha Kryeministri.

"Sebashku do te identifikojme fushat ku jane mundesite per kreditim ne sektore prioritar te ekonomise si ato ne energji, turizem, telekomunikacion etj te cilat modernizojne sistemet ne Shqiperi dhe perafrojne integrimin e shpejte te vendit me standartet euroatlantike".

Perfaqesuesja e larte e bankes amerikane eshte shprehur optimiste per projektin qe pritet te realizohet se shpejti si dhe per inicimin e ndermarrjeve edhe ne fusha te tjera. "Shqiperia perben interes per ne dhe ne kete drejtim dhe ne do nxisim investitore te tjere strategjik per te ardhur me ide kokrete per t'i realizuar ne Shqiperi".u shpreh Margaret Kostic.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›