Marrëveshja është nënshkruar dhe ajo duhet të zbatohet

Ende nuk është saktësuar çfarë duhet të bëjmë deri në qershor, porse fillimin e zbatimit të marrëveshjes doemos se duhet ta nisim, thotë nënkryetari i Qverisë serbe Aleksandër Vuçiq.
Vuçiq ka paralajmëruar se më 7 maj ekipi serb për implementim të Marrëveshjes do të shkojë në Bruksel e në këtë kohë është edhe takimi me serbët e veriut.
"Ende nuk është saktësuar se çfarë jemi të detyruar të bëjmë deri në qershor, porse fillimin e zbatimit të marrëveshjes doemos se duhet ta bëjmë. Shtrohet pyetja se kur duhet të fillojmë. E dini, është njëfarë projektplani i implementimit që nuk ka lidhje me atë që shkruan në Marrëveshje. Nuk e di si mendojnë se duhet kryer këtë punë, sepse duhet të zbatohet ajo që është shkruar në Marrëveshje. Ky plan është “non paper”, ai nuk ekziston, kjo është dëshira e shqiptarëve sikur dhe e shumë të tjerave që nuk kanë hyrë në marrëveshje", ka thënë Vuçiq.
Në intervistën për gazetën "Alo", Vuçiq ka thënë se kemi të gjitha mekanizmat e duhur për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit, por “kemi dëshirë të bisedojmë dhe të pajtohemi me popullin tonë ".
"Afate janë të shkurtra, koha po rrjedh deh serbët nga veriu duhet ta dinë se e tërë Serbia varet nga veprimi i tyre dhe jo vetëm veprimet tona dhe nuk do të lejojmë që për pavendosmërinë e kujtdo të shkatërrojmë shansin tonë për përparim dhe modernizim”, ka thënë nënkryetari i Qeverisë serbe, transmeton koha.
Sipas fjalëve të tij, të gjithë duhet ta kenë të qartë se Marrëveshja është nënshkruar, është pranuar dhe si e tillë ajo duhet të zbatohet.
Në pyetjen se çfarë do të bëhet nëse Gjykata Kushtetuese (serbe) thotë se marrëveshja është kundër kushtetuese, Vuçiq është përgjigjur:
"Ne do të respektojmë çdo vendim të Gjykatës, por në këtë rast ne duhet të largohemi nga Qeveria”./Indeksonline/