Nxënësit llapjan s’ka kush i ndalë

(E plotësuar) Dhjetëra nxënës nga Podujeva kanë marr rrugën për Prizren pavarësisht që në mëngjes ata u ndaluan nga Policia e Kosovës.
Nxënësit llapjan në vend të autobusëve kanë paguar kombibus vetëm e vetëm por ta arritur qëllimit, të bëjnë ekskursion për këtë vikend. Policia e Podujevës ka konfirmuar për Indeksonline se kanë nisur hetimet rreth gjetjes së organizatorit të këtij ekskursioni.
“ Ka ndodhur një mosmarrëveshje ndërmjet profesorave, pasi që në shkollë na janë kërkuar 6 euro për këtë udhëtim, ndërsa ne kemi mësuar që Agjencionet Private kanë kërkuar nga 4 euro për një nxënës. Profesorët në këtë mënyrë kanë dashur që këtë ekskursion t’a organizojnë vetë duke u mbetur atyre nga 2 euro prej secilit nxënës, andaj kanë dashur që ky udhëtim të mos lejohet. Këto para ata I marrin për vete, andaj ne kemi vendosur që ekskurzionin ta organizojmë vetë, në mënyrë që udhëtimi jonë të jetë më I lirë”, kështu ka deklaruar për Indeksonline një grup nxënësish në kushte anonomiteti.
Indeksonline, mëson se Inspektori komunal ka gjobitur agjencionet private, duke u marrë dokumentacionin e autobusave.
Nga ana e tyre, Agjencionet private të autobusave, pohojnë se transporti urban dhe ndërurban ndahet, dhe se kanë të drejtë të organizojnë udhëtime të tilla nëpër gjithë Kosovën.
Pas gjithë kësaj, një numër i vogël i nxënësve kanë vazhduar rrugën pas gjithë këtyre maltretimeve.
Nxënësit shprehen të dëshpëruar, duke treguar për maltretimin që u është bërë, pasi që për të vazhduar këtë udhëtim ata janë munduar të kalojnë nëpër rrugë të ndryshme të Kosovës. /Indeksonline/
------------
35 autobus të mbushur me nxënës të Podujevës kanë tentuar që ilegalisht të nisën sot për ekskursion brenda territorit të Kosovës.
Policia i ka ndaluar ata pak minuta para se të niseshin, pasi që mbrëmë ajo është informuar nga Drejtoria e Arsimit në Podujevë që dikush ka organizuar shëtitje pa miratimin e kësaj drejtorie.
Indeksonline ka kontaktuar me Komandantin e Stacionit Policor në Podujeve, Isak Ejupi, i cili ka thënë se, policia së bashku me Kuvendin Komunal kanë parandaluar një nisje të nxënësve për ekskursion, pasi që kjo është e ndaluar edhe më udhëzim administrativ të Ministrisë së Arsimit.
Ejupi tha se ky është një vetorganizim i nxënësve dhe policia do ta hetojë këtë rast sepse dikush qëndron prapa kësaj./V.K/Indeksonline/