E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Marrëveshja, hap shumë i rëndësishëm dhe pozitiv”

16-11-2011 / Gazeta 55

KE mirëpret marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës mbi reformat e nevojshme në Shqipëri

Marrëveshja për krijimin e komisioneve, grupeve të punës dhe kalendari mbi reformat e nevojshme në Shqipëri, është mirëpritur nga ana e Komisionit Europian.
Në një intervistë që zëdhënësi i KE-së, Peter Stano, ka dhënë në Bruksel, shprehet se ai e konsideron këtë hap shumë të rëndësishëm dhe pozitiv për Shqipërinë pasi kjo mund të çojë në një moment të ri të Shqipërisë për të plotësuar objektivat e saj kombëtare për reformat europiane dhe në mënyrë të veçantë në përmbushjen e 12 kritereve kyçe të hartuara nga Komisioni Europian.

Kemi parë që ka një reagim të Komisionit Europian për marrëveshjen e arritur midis mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri dhe një letër për këtë çështje?
Komisioni Europian po i ndjek zhvillimet në Shqipëri me shumë vëmendje. Ne e mirëpresim marrëveshjen për krijimin e komisioneve, grupeve të punës dhe kalendarin mbi reformat e nevojshme në Shqipëri. Ne presim që këto pika të aprovohen, grupet e punës të fillojnë punën dhe që marrëveshja e arritur të zbatohet. Ne e konsiderojë këtë shumë të rëndësishme dhe pozitive për Shqipërinë, pasi kjo mund të çojë në një moment të ri të Shqipërisë për të plotësuar objektivat e saj kombëtare për reformat europiane dhe në mënyrë të veçantë në përmbushjen e 12 kritereve kyçe të hartuara nga Komisioni Europian.

Shqipëria nuk mundi të marrë statusin e kandidatit këtë vit, por a nuk do te shihet ky sinjal i forcave politike si një shenjë e mirë drejtuar shteteve anëtare për të ecur në një stad më të zhvilluar të integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian?
Nuk mund të flas në emër të shteteve anëtare, por Komisionit Europian. Komisioni është duke ndjekur me shumë vëmendje çdo që Shqipëria po bën drejt integrimit të saj në Bashkimin Europian dhe agjendën e reformave. Në progres-raportin e fundit për Shqipërinë, ne konsiderojmë se vendi ka bërë progres, ku nevojitet më shumë progres dhe çfarë duhet bërë për të arritur aty. Pra, me Shqipërinë ende nuk kemi avancuar shumë. Por siç e thashë, Komisioni është duke ndjekur me shumë vëmendje përpjekjet që po bëhen tani, ne do të raportojmë mbi to. Kur Shqipëria të ketë bërë progresin që kërkohet, që të na mundësojë ne të rekomandojmë një hap më të avancuar në integrimin europian, atëherë shtete anëtare mund ta diskutojnë në një samit të ardhshëm.

Duket se samiti i dhjetorit nuk do ta ketë si prioritet zgjerimin duke u nisur nga kriza ekonomike dhe financiare. Atëherë çështjet e zgjerimit do të trajtohen në një samit të ardhshëm siç është ai i qershorit 2012?
Nuk është Komisioni Europian që vendos për agjendën. Ne si Komisioni presim që shtetet anëtare të diskutojnë mbi rekomandimet e Komisionit Europian. Rekomandimet e fundit që kemi bërë këtë vit, kanë të bëjnë me Malin e Zi dhe Serbinë. Ne kemi rekomanduar t’i jepet statusi i kandidatit Serbisë, duke pasur parasysh që Serbia duhet të angazhohet në dialogun me Kosovën. Ne kemi rekomanduar gjithashtu hapjen e negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi. Lidhur me momentin se kur do të diskutohet varet vërtetë nga shtetet anëtare dhe Këshilli i ministrave të BE-së që të vendosë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›