E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Malaj: Jo kompromise individuale, por institucionale

16-11-2011 / Gazeta 55

Pakti PS-PD

Marrëveshja me Partinë Demokratike ishte një domosdoshmëri pas dy dështimeve të Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën. Kështu thotë deputeti Arben Malaj, sipas të cilit duhet të avancohet më tej nga dy forcat politike, deri në ndryshime të Kushtetutës.
Anëtari i Kryesisë dhe deputeti Arben Malaj e cilësoi arritjen e një marrëveshje mes PD dhe PS për reformat, si një zhvillim pozitiv për vendin.
Duke komentuar vendimin për komisionin e reformës zgjedhore, në një takim të zhvilluar me studentë në Tiranë, Malaj ka theksuar se për të pasur bashkëpunime të qëndrueshme, nuk duhen “kompromise individuale, por institucionale”.
Deputeti i PS-së ka folur në bashkëbisedimin e zhvilluar me studentët dhe për situatën ekonomike në vend, reformat e munguar dhe strategjitë që duhet të ndjek mazhoranca për të shmangur efekte negative në ekonomi që vijnë nga situata në vendet fqinje.
Pjesë e fjalës së deputetit Malaj ka qenë dhe buxheti i i vitit 2011 dhe mënyra e gabuar sesi mazhoranca e sheh zhvillimin e ekonomik të vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›