Marrëveshja me Greqinë, PS, dorëzon nesër ankimimin në Kushtetuese

Ditën e martë Partia Socialiste do të depozitojë pranë Gjykatës Kushtetuese ankimimin e saj për marrëveshjen e ujrave deate me Greqinë. Dita e hënë mgjth e paralajmëruar si dita në të cilën kjo forcë politike do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese është shtyrë për shkak të pushimit zyrtar me rastin e lumturimit të Nënë Terezës. Burime të televizionit "Ora News" bëjnë me dije se do të jetë sekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste Fatmir Xhafa, një prej hartuesve të ankimimit, i cili do të depozitojë pranë kësaj gjykatë kërkesën për të hetuar marrëveshjen e kufijve detare mes Shqipërisë dhe Greqisë të nënshkruar gjatë vizitës së ish-kryeministrit Karamanlis në Tiranë muaj më parë. Javës së shkuar kryesocialisti Edi Rama mblodhi në një tryezë të majtë e të djathtë opozitare të cilët nënshkruan një marrëveshje për ankimimin në gjykatën ksuhtetuese të kësaj çështje. Vetë z,Rama në fjalën e tij tha se opozita kërkon nga qeveria të bëjë trasparente marrëveshjen. Ndërkaq Spartak Ngjela tha pas këtij takimi se është shkelur kushtetuta në kapitullin ku flet për sovranitetin e saj dhe sipas tij shkelësit duhet të ndëshkohen pasi po e bëjnë në mënyrë të vullnetshme një gjë të tillë. Ndërkohë që kreu i G99 pas këtij takimi paralajmëroi protesta këtë të enjte në drekë përpara ministrisë së jashtme dhe pasdite përpara parlamentit.