Berisha: Kthimi i eshtrave të Nënë Terezës, i vështirë

Sot, në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, Kryeministri Sali Berisha vizitoi misionin e motrave të Urdhërit të Nënë Terezës në Tiranë, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për këtë figurë të madhe të Kombit Shqiptar dhe të mbarë njerëzimit. I pyetur nga mediat për angazhimin për të sjellë eshtrat e Nënë Terezës në Shqiëpëri,, Kryeministri Berisha u shpreh se, "Gonxhe Bojaxhi u bë nënë Tereza në Kalkuta të Indisë dhe ajo meriton më shumë se çdo gjë tjetër të quhet Nënë Tereza e Kalkutës. Sipas tij nuk të ketë një vendim pozitiv nga autoritetet indiane, sepse ky është një vendim i vështirë, por shtoi se kjo është një temë dialogu dhe dua të theksoj se një simbol kaq i madh dhe i çmuar që bashkon dy kombet tona.
"Nga ky qytet dhe nga ky vend i madh ajo u shndërrua në një shenjtore të gjallë të mbarë njerëzimit dhe nuk ka diskutim që i përket Indisë, i përket Kalkutës që e bëri atë Nënë të Njerëzimit. Kërkesa ime është thjeshtë njerëzore, sepse kam bindjen se në fund të fundit çdo njeri, çdo vajzë do të dëshironte ta kishte të mundur të prehej pranë eshtrave të nënës dhe motrës së saj" theksoi Berisha.