Klima, BE-ja kërkon të kufizojë pasojat ekonomike
Bruksel - Përmbytje, thatësira, migracione: Brukseli i vlerëson në më tepër se 6 miliardë euro në vit deri në vitin 2020 pasojat e ndryshimit të klimës për BE-në nëse ajo nuk merr masat për t'u përshtatur, njoftoi sot AFP-në një burim i bllokut europian. Komisioni pritet të paraqesë më 19 mars një komunikatë për veprimet që duhet të zbatohen për ta ndihmuar BE-në të përshtatet me ngrohjen e klimës. Një nga dokumentet e përdorur është raporti i hartuar në vitin 2008 nga Agjencia Europiane për ambjentin, (EAA), që parashikon çrregullime të vërteta, ndonjëherë katastrofike, në Europë.
Vendet e jugut, Portugalia, Spanja, Italia, Greqia dhe jugu i Francës janë më të kërcënuarat nga thatësira, madje paraqesin rrezik për t'u kthyer në shkretëtirë dhe nga zjarret në pyje, për shkak të mungesës së reshjeve. Prodhimet e tyre bujqësore do të jenë të pakta, ujitja do të bëhet një problem për bujqësinë dhe valët e të nxehtit do të jenë vdekjeprurëse. Kjo ngrohje do të ketë gjithashtu një pasojë në turizëm, që do të shënojë rënie në këto vende.
Vendet e qendrës së Europës do të ndeshen më tepër me temperatura ekstreme. Ato do të kenë më pak shira në verë, por do të përballen me përmbytje në dimër. Këto luhatje do të kenë pasoja për të korrat dhe në pyje.
Europa Veriperëndimore, perëndimi i Francës, Britania e Madhe dhe Irlanda, Holanda dhe perëndimi i Belgjikës, Danimarka, do të kërcënohen nga përmbytjet edhe në bregdet, për shkak të një rritjeje të nivelit të ujërave të oqeaneve.