E Hënë, 2 Nëntor 2026

Marrëveshja me “RUDANA Investment Group”, 4 miliard euro investime



Një prej kompanive më të rëndësishme zvicerane do të investojë ne vendin tonë, gjatë viteve të ardhshme 4 miliard euro në fusha të ndryshme. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua dje mes ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe përfaqësuesve të kompanisë “RUDANA Investment Group”. Ministri Prifti theksoi e veç shumës që do të investohet, firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit është dhe një hap për sjelljen e sa më shumë investimeve të huaja në vend. Kompania është përfaqësuese e një konsorciumi investitorësh të vendeve të Gjirit Persik, por edhe investitorësh europianë.

Kinezët dhe turqit marrin me koncesion minierën e Kalimashit

Një konsorciun kinezo-turk, nënshkroi dje marrëveshjen e koncesionit me Ministrinë e Ekonomisë, për bllokun minerar të Kalimashit dhe Vlahnës, ku ekzistojnë burime të njohura kromi. Kompanitë kanë kryer bisedime paraprake dhe jopublike me ministrinë gjatë muajve të fundit. Kompleksi minerar i Kalimashit mbart xeherore kromi me pastërti rreth 20 për qind. I shfrytëzuar gjatë kohës së komunizmit, pas viteve ’90 kjo minierë u shpall e falimentuar për shkak të rënies së çmimit të kromit në tregun ndërkombëtar. Shqipëria eksportoi vitin e kaluar rreth 50 milionë euro mineral kromi, ku Kina ishte blerësi kryesor.

SHBA, del në qarkullim kartëmonedha e re 100-dollarëshe

Është publikuar dje kartëmonedha e re e 100-dollarëshit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila mban në sfondin e saj figurën e Benjamin Franklinit, njërit nga baballarët e kombit amerikan. Ajo është e madhësisë së kartëmonedhës e cila ka qenë deri tani në qarkullim, por nga e cila nuk duket një ish-president i SHBA-ve. Ndërsa një tjetër kartëmonedhë është edhe ajo e 10-dollarëshit, e cila është e shtypur në vështrimin e Aleksandër Hamiltonit, i pari Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara në historinë e këtij vendi.

Dhoma e Tregtisë, memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë së Sienës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nënshkroi dje memorandumin e bashkëpunimit me Dhomën e Tregtisë, Industrisë, Bujqësisë dhe Artizanatit të zonës së Sienës. Dy kryetarët e Dhomave, ai i Tiranës, Nikolin Jaka dhe ai i Sienës, Massimo Guasconi e nënshkruan këtë marrëveshje në prani të drejtorit të ICE-s, Francesko Vituli, si dhe të bizneseve anëtare të Dhomës së Tregtisë së Tiranës. Marrëveshja e nënshkruar synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Organizatave në mënyrë që të lehtësojë shkëmbimin e informacionit, përvojat dhe praktikat më të mira

Qeveria vendos të ulë akcizën për parfumet dhe kozmetikën

Me një propozim të Ministrisë së Financave qeveria shqiptare pritet të vendosë uljen e barrës fiskale për një pjesë të mallrave të luksit, ndër të cilat parfumet Një vendim i tille pritet të ndikojë direkt edhe në çmimet e shitjes së këtyre artikujve të cilët aktualisht kanë një vlerë akcize sa 60 për qind e çmimit të importit. Sipas MF-së, propozimi për heqjen e akcizës nga mallrat e parfumerisë dhe kozmetikës, është bërë për arsye se vetëm tre vende si Rumania, Kroacia dhe Danimarka i kanë të tilla produkte me akciza. Efekti i këtij vendimi pritet të jetë minus 44 milionë lekë në të ardhurat vjetore.

Interesat bankare
Përditësimi i fundit: 21.04.2010

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.88%
12M 12-mujor 7.30%
6M 6-mujor 6.32%
3M 3-mujor 5.39%
1M 1-mujor 5.11%
1Ë njëjavor 4.79%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.76%
1Ë njëjavor 6.26%
o/n njëditor 6.03%
12M 12-mujor 8.85%
6M 6-mujor 7.87%
3M 3-mujor 7.17%

23 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›