Marrëveshja me Serbinë, 68 të arrestuar, 17 policë të plagosur nga përleshjet në Kosovë

PRISHTINE-Tension para selisë së Kuvendit të Kosovës. Teksa sot pritet ratifikimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, qindra protestues iu përgjigjen thirrjes së Vetëvendosjes për protesta masive.
Rreth objekteve të institucioneve qeveritare dhe të Kuvendit të Kosovës në Sheshin “Ibrahim Rugova” ka një prani të madhe të forcave policore ndërsa dyert e janë blinduar nga kordoni i policies.
17 POLICË TË LËNDUAR, 68 PROTESTUES NË PRANGA
Ora 13:48 Burime nga policia e Kosovës bëjnë me dije se 17 efektivë police janë lënduar, ndërkohë që 68 protestues janë shoqëruar për në stacionet e policisë.
AMBASADA E SHBA: AMBASADORJA JACOBSON PENGOHET NGA PROTESTUESIT E VV
Ora 13:15 Ambasada e SHBA në Kosovë, në një komunikatë të sapodërguar, deklaroi se "sot në mëngjes, Ambasadorja Jacobson dhe personeli i ambasadës amerikane, u penguan fizikisht nga protestuesit e Vetëvendosjes për të hyrë dhe marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Vëzhguesit e tjerë dhe deputetë janë sulmuar në të njëjtën mënyrë, ndërsa tentonin të hynin në ndërtesë".
"Siç kemi theksuar me të gjithë liderët e sidomos me ata të Vetëvendosjes, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes, njëkohësisht dënon përdorimin e taktikave të dhunshme në pengimin e procesit demokratik. Liria e shprehjes nuk do të thotë kufizimi i lirisë së lëvizjes për të tjerë. Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosja dëmton reputacionin e Kosovës së një demokracie në zhvillim. Ambasadorja Jacobson është duke ndjekur seancën e sotme me ftesë zyrtare të Kuvendit të Kosovës", thuhet në komunikatë.
ARRESTOHEN 30 AKTIVISTË TË VV, 3 POLIC TË LËNDUAR
Ora 12:13 Gjatë ndërhyrjes policore deri tani janë shoqëruar për në stacionet policore tridhjetë 30 protestues dhe si pasojë e veprimeve të dhunshme nga ana e protestuesve janë lënduar tre zyrtarë policorë, transmeton Indeksonline.
KUVENDI VAZHDON PUNËN, THAÇI: KOSOVA 100 NJOHJE
Ora 12:00-Seanca e Kuvendit të Kosovës, pas pushimit të dhënë në mungesë kuorumi, po vazhdon punën normalisht me fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili pak më parë tha se numri i njohjeve të Kosovës ka arritur në 100.
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve, që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të zbatimit të saj, është në axhendë të seancës.
Pushimi në fillimin e seancës u bë pasi një pjesë e deputetëve nuk kishin arritur të kalojnë bllokimin e hyrjeve nga protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pati edhe përplasje me policinë.
KURTI I ‘RRËMBEN’ MIKROFONIN KRASNIQIT
Ora 11:42 Në kohën kur kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka ftuar deputetë që të shprehën për votimin e Projektligjit të marrëveshjes, lideri i VV-së, Albin Kurti i ka rrëmbyer mikrofonin kryetarit Krasniqi.
Kryeparlamentari me nervozizëm për disa sekonda I ka tërhequr mikrofonin, por Kurti nuk e ka lëshuar atë nga dora. Me kete rast, Krasniqi ka kërkuar 10 minuta pushim.
Por, paraprakisht deputetë e VV-së kanë mbajtur në duar një hartë të madhe para deputetëve në të cilën thuhet se “Kosova është e Hashimit”, transmeton Indeksonline.
Me këtë rast reagoi kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi, “E kuptoj të drejtën për protestë, por askush nuk guxon të ushtrojë dhunë mbi mendimin e lirë të deputetëve. Kjo nuk është demokraci. Kjo është përpjekje për të vendosur rendë jo demokratik. Kërkojë që deputete e VV-së njëherë e mirë të shkëputën nga veprimet jo demokratike. Edhe unë jam kundër kësaj marrëveshje, por nuk kam vullnet të pengojë zhvillim normal të seancës”, tha Krasniqi.
KUVENDI PUSHIM NË MUNGESË KUORUMI
Ora 11:30-Seanca e sapofilluar e Kuvendit të Kosovës, pas disa deklarimeve jashtë rendit të ditës, shkoi në pushim gjysëmorësh në mungesë kuorumi. Një pjesë e deputetëve nuk kanë arritur të kalojnë bllokimin e hyrjeve nga protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po vazhdon, ndërkohë që ka edhe me përplasje me policinë.
PROTESTE E VETVENDOSJES NDERHYN POLICIA
ORA 11:00-Policia po përdor gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve teksa turma të demonstruesve të Vetëvendosjes vazhdojnë të gjenden nëpër pika të ndryshme duke synuar kështu bllokimin e hyrjes së deputetëve në Parlamentin e Kosovës.
Pas përleshjeve midis protestuesve e policisë, që po sigurojnë objektet e Qeverisë e të Kuvendit të Kosovës, policia ka arrestuar katër protestues. Mediat kosovare bëjnë me dije se ndër të arrestuarit është edhe sekretari i lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj dhe anetari Xhelal Sfeçlen.
Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul se pjesëmarrja në këtë demonstratë mbron Kosovën nga ‘bosnjëzimi’ dhe është vendimtare për të shprehur kundërshtimin ndaj Ratifikimit të Marrëveshjes Thaçi - Daçiç.
KUVENDI I KOSOVËS RATIFIKON SOT MARRËVESHJEN
Ora 9:00 Në mbledhjen e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës pritet të ratifikohet Marrëveshja e parë ndërkombëtare e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të zbatimit të saj. Paraprakisht ka pasur qëndrime të ndryshme nëse marrëveshja duhet quajtur ndërkombëtare dhe nëse duhet miratuar edhe Plani i zbatimit të saj, por ka dominuar mendimi që për këto çështjet mund të vendosë mbledhja plenare e Kuvendit.
Të gjitha subjektet e politike pritet të votojnë pro ratfikimit të marrëveshjes, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të kundërshtojë si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit.
Në vazhdim të seancës deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin për tregun dhe produktet e naftës në Kosovë. Do ta shqyrtojnë edhe, Raportin e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe Raportin e Punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2012.
Deputetët ndërkaq, si rëndom në seanca të rregullta, do të ngrenë deklarime jashtë rendit të ditës, si dhe do të shtrojnë pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës.
(d.b/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Marrëveshja Kosovë-Serbi, protestuesit e VV përleshen me policinë para Kuvendit FOTO: Prishtinë, demonstrata kundër ratifikimit të marrëveshjes Thaçi-Daçiç