E Shtunë, 31 Tetor 2026

Travolta kundër filmave me super-heronj

LOS ANGELOS-John Travolta është shprehur gjatë një interviste se është i shqetësuar për të ardhmen e kinematografisë, sepse filmat me super-heronjtë po mbizotërojnë në Hollywood.

Aktori 59 vjecar ka pranuar faktin se nuk i pëlqejnë filmat me super-heronjë dhe nuk ka gjasa që të marrë pjesë në një film si “Njeriu i Hekurt” apo Njeriu i Celiktë pasi adhuron filmat që kanë më shumë ngjarje reale brenda. Gjithashtu ai shtoi se filmat me super-heronj kërkojnë një buxhet të madh për tu realizuar.

Teksa po fliste në Institutin Britanik të Filmit në Londër ai shpjegoi: Jam paksa i shqetësuar sepse lloji i filmave që kam adhuruar vite më radhë po pakëson për shkak të filmave me super-heronj. Po mundohem të bëj më të mirën e mundshme të realizoj filma me histori të vërteta dhe bukura. Në ditët e sotme filma të tillë po veniten gjithnjë e më shumë”.

(d.b/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›