E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja me ujrat te zbatohet


Marrëveshja e ujërave ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zbatohet. Ky ishte mesazhi që ministri i Jashtëm grek Stavros Lambrinidis dërgoi nga Prishtina, ku ndodhej pasditen e së enjtes për një vizitë zyrtare.

“Ne kemi investuar shumë në marrëdhëniet e mira me Shqipërinë. Ne presim plotësisht që kjo marrëveshje e nënshkruar nga dy vendet e lira dhe demokratike të zbatohet. Kjo është ajo që ne presim dhe ne shpresojmë se kjo do të ndodhë shumë shpejt”, është shprehur Lambrinidis.

Deklarata e shefit të diplomacisë greke erdhi nga Prishtina, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

I pyetur nëse Greqia e mbështet Shqipërinë për statusin kandidat për në BE, Lambrinidis i cili do të vizitojë edhe Tiranën, u shpreh se shteti i tij si anëtar i Bashkimit Europian dëshiron që Shqipëria, të jetë si çdo vend në rajon.

“Ne duam që Shqipëria të jetë si çdo vend tjetër - në pozicionin e një shteti kandidat. Dhe arsyeja që do të shkoj atje me kolegun tim, Fratinin, është që të japim këtë mesazh të qartë dhe të fuqishëm, sepse ne kemi qenë protagonistë në aspiratat e shqiptarëve për përspektivën europiane”, tha Lambrinidis.

Sipas tij, kjo varet nga angazhimi i shqiptarëve dhe se mesazhe të tilla do t’i dërgojë në Tiranë me homologun italian, Franko Fratini, gjatë javës së ardhshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Rikthehet “Top Story”
Fillon sot sezoni i ri i emisionit politik kryesor në Top Channel, “Top Story” i gazetarit Sokol Balla. Pas një sezoni të suksesshëm vitin e ngarkuar politikisht, viti gjashtë i “Top Story” nis me temën e nxehtë të kabllogrameve të publikuara nga Wikileaks. “Kontroll agjensive të sigurisë”
Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Gjoni gjatë një interviste dhënë për Top Channel u shpreh se opozita ka në dorë një draft të ligjit që po harton mazhoranca, për shërbimin sekret ushtarak, të cilit i jepen kompetenca edhe më shumë se SHISH.
"Vdekja e Shqipërisë demokratike"
"Vdekja e zgjatur e Shqipërise demokratike" është titulli i një artikulli të "Euobserver", që nënkupton fare qartë cfarë vjen më pas. Regjistrimi, zyrtari grek në Tiranë
Greqia, në mënyrë sekrete vazhdon të intesifikojë përpjekjet diplomatike për cështjen e regjistrimit të popullsisë. Mëngjesin e të enjtes mbërriti në Tiranë sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke, z. Ioannis Zepos.
Atdheshitja
Artan Lame - Ju kujtohet Shmiti, ai gjermani që bëri atë librin për Skënderbenë? E pra e kemi sharë Shmitin e si lamë gjë pa thënë se na çmitizoi Heroin. Tani, me të njëjtin patos, duhet t’i përvishemi “Wikileaks”-it se na çmitizoi ushtrinë. Atë që na mbron Atdhenë dhe që na futi në NATO.


Lajmet kryesore

Regjistrimi, zyrtari grek në Tiranë
Ministria: Folëm për miqësinë
OSBE: Shqipëria në udhëkryq
"Vdekja e Shqipërisë demokratike"
Punësimi, preferohen të rinjtë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›