E Diel, 1 Nëntor 2026

Orkestrat frymore, ringjallja dhe tradita

08/09/2011  Ringjallja e traditës së orkestrave frymore në vendin tonë po ndodh, por mes shumë vështirësish. Përpjekjet e Klubit Kombëtar të Orkestrave frymore (KOF), e dirigjentëve e instrumentistëve, kanë qenë të frymëzuara në rradhë të parë nga pasioni i tyre, e shumë më pak nga mbështetja që politika e komunitetet i kanë dhënë. Orkestrat frymore janë pjesë shumë e rëndësishme e traditës sonë kulturore, themeli i historisë së muzikës së kultivuar dhe shkollat e para të sistemit edukativ muzikor kombëtar. Prej më se një shekulli aktiviteti i tyre ka sjellë gëzim e hare kudo. Shkrimi i mëposhtëm, që bën fjalë për fenomenet, historinë e standardet e orkestrave frymore në botë, do të pasohet dhe nga shkrime të tjera për historinë e problemet që kanë shoqëruar orkestrat frymore dhe në vendin tonë. Historia e tyre fillon gati-gati në të njëjtën kohë me fillimet e zhvillimet historike të orkestrave frymore europiane e më gjerë e vazhdon në paralele me to, që për fat të keq, këto paralele “ndahen” në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar. Nga leximi do të kuptohet lehtë se fillimet, por dhe zhvillimet, orkestrat frymore në vendin tonë që nga fundi i shek. të XIX (1876) e deri në vitet 90-të të shek të XX., i kanë të ngjashme me simotrat evropiane e amerikane, po të kihet parasysh se në vendin tonë gjatë shek. XX deri në 1990 u ngritën e funksionuan mbi 25 Orkestra frymore, të cilat ishin të kompletuara sipas standardeve ndërkombëtare dhe niveli i performimit të tyre ka qenë veçanërisht i admirueshëm. Përpjekja e të gjithëve është domosdoshmërisht e nevojshme, që orkestrat frymore të fitojnë kohën e humbur, të rivitalizohen, të standardizohen si simotrat e tyre të qyteteve e fshatrave kudo në botën e zhvilluar. Ato janë mishërim i zhvillimeve artistike, kulturore e sociale të komuniteteve dhe pjesë e pandarë e tyre, pjesë e rëndësishme e protokollit zyrtar, e ceremonialit mortor, e festave masive e publike në të gjithë botën e kulturuar.

Instrumentat muzikorë, Orkestrat... “Bandat muzikore”

Orkestrat frymore morën rrugëtimin e tyre gjatë periudhave të ndryshme kohore dhe kanë pësuar vazhdimisht rritje e zhvillim. Përgjatë gjithë historisë ka pasur një sërë faktorësh, që kanë ndikuar në përmasat e llojet e ansambleve dhe orkestrave frymore, në maturimin e standartizimin e tyre, në mënyrën e orkestrimit, gjë që ka ndikuar pozitivisht në temperimin e tingëllimit të formacioneve të orkestrave frymore.

Formimi e konsolidimi ndër vite e shekuj i orkestrave në përgjithësi, por veçanërisht i orkestrave frymore në veçanti, është ndikuar shumë nga formimi, zhvillimi, temperimi i vetë instrumenteve muzikore që përbëjnë këto formacione muzikore. Orkestra në kuptimin modern të fjalës nuk ekzistonte deri në prag të shekullit të XVII. Funksiononin ansamblet instrumentale të muzikës së dhomës, me përjashtim të rasteve ceremoniale, kur instrumentet në dispozicion ishin më të shumtë në numër. I pari shembull i njohur i orkestrimit për një orkestër (jo më për Asamble Dhome) ndodh në veprën “Symphoniae Sacrae” e Gabrieli i Giovanni (1597). Përmirësohet më tej orkestra e orkestrimi me Monteverdin (1607), i cili përdor një numër më të madh dhe më të larmishëm instrumentesh. Nga fundi i shekullit XVII, orkestra standartizohet kështu: violina e para dhe e dyta, viola dhe v/cello, duke shtuar dhe doblle basses, i cili luante si v/cello, por një oktavë më poshtë.

Instrumentet frymore të seksionit të drunjtave, shfaqen në orkestra herët, edhe pse rrallë. Zakonisht përdoren dy oboe dhe fagot, si dhe flaut, që ndonjëherë zëvendëson oboen. Flauti me oboen, përdoren së bashku vetëm në fund të shek.XVIII. Trumpetat (=trompat e sotme) zakonisht të pandara nga tamburot (drums) përdoren midis shek. XVI e XVII dhe përdorimi i tyre bëhet standard në orkestër rreth 1700. Korni francez u pranua plotësisht duke filluar nga 1750. Tromboni është përdorur në muzikën kishtare edhe para shek. XVII dhe herë pas here në disa autorë e vepra të veçanta, por nuk u bë anëtar i rregullt i orkestrës deri në fillim të shek XVIII.

Orkestrat që përdorte kryesisht Bach në veprat e tij të mëdha, si oratoret e koncertet, kishin 18 instrumente. Handel zakonisht përdorte rreth 30 instrumente. Gjatë gjysmës së dytë të shek të XVIII orkestra klasike u krijua gradualisht përmes plotësimit me instrumentat e tjerë të drunjtë si klarineta e fagoti.

Në veprat e Haydn dhe Mozart, orkestra klasike standartizohet me harqet dhe me 2 flauta, 2 oboe, 2 klarineta, fagote, 2 korno franceze, 2 trumpeta (trompa) dhe së fundi dhe 3 trombona (Requiem, Mozart). Përdorimi i instrumentave të frymës, sidomos i të drunjtave, me rol evident në përcjellje të melodive, siguroi ndryshime të dëshiruara të ngjyrës orkestrale. Në orkestrat e shek XIX duke filluar nga veprat e Beethoven, instrumentat e tunxhit (bronxit) morën gjithnjë e më shumë rol të rëndësishëm. Tromboni tashmë përdoret rregullisht, ndërsa shpikja e pistonit (valvula) në1813, bëri që dhe trompa të zhdërvjellësonte teknikën dhe ngjyrën. Seksioni i kornove shtohet në katër dhe me futjen e tubes (1850-1850) plotësohet përfundimisht regjistri i munguar i basit në kuintetin e instrumentave të tunxhit. Të drunjtat gjithashtu u përmirësuan mjaft mekanikisht në shek e XIX, duke zgjeruar kështu në masë të madhe aftësitë shprehëse e teknike.

Siç shihet, instrumentat muzikore dhe vetë orkestrat nuk u zhvilluan të gjitha në të njëjtën kohë. I gjithë koncepti i evoulimit të përbërjes së formacioneve orkestrale si dhe i maturimit të koloristikës së tingellimit të tyre është përmbledhur në shumë studime e traktate nga autorë të shumtë ndër vite, të cilët kanë hartuar shumëllojshmëri veprash teorike e praktike për instrumentacionin (ndryshe orkestracionin, aranxhimin). Autorët më klasikë e më të rëndësishëm të instrumentacionit (orkestracionit) mbeten padyshim Hector Berlioz dhe Nikolai Rimsky-Korsakov.

Kuptohet lehtë nga leximi i paragrafëve më lart, që në orkestrat e periudhës barok (shek.XVI) seksioni i instrumentave harkore njeh maturimin pothuaj përfundimtar, ndërkohë që pjesëmarrja dhe numri i instrumentave frymore në këto orkestra mungon rëndom dhe atëherë kur rrallë përdoret, luhatet përdorimi nga një autor në tjetrin. Ndërkohë që dhe identiteti i tyre ka qenë divergjent në periudha të ndryshme historike, në shkolla të ndryshme krijuese si dhe divergjente në autorë të ndryshëm. Kjo për shkak se instrumentat frymore njohin evoulim mekanik të vazhdueshëm, maturimi i tyre ndodh më vonë. Fillimet e shekullit XVII në Gjermani, shënojnë dhe kristalizimin e të parit ansambël frymor, pikërisht ansambli i cornettave (lloj trompash), që u përdorën fillimisht

për të sinjalizuar ndryshimet e orëve nga majat e kullave ku orët e qyteteve ishin vendosur.

Mund të themi që në shekullin XVIII në Angli dhe pikërisht në veprën “Fishekzjarret Mbretërore” të G.F.Hendel kemi për herë të parë përdorimin e një formacioni të plotë frymor. Ky rast shënon dhe shënimin e epokës së maturimit dhe kristalizimit të të parit formacion të plotë frymor. Ky formacion i kësaj vepre përbëhej nga 9 trumpetta (lloj trompash), 9 korno, njëzet e katër oboe, dymbëdhjetë bassoons (fagote), tamburo si dhe tre timpane. Ndërkohë në kontinentin evropian, sidomos në Vjenë, kemi lindjen e funksionimin e formacioneve frymore më të vogla e të quajtura “Harmoniemusik”, të cilat përbëheshin përgjithësisht nga 2 oboe, 2 klarineta, fagot, 2 korno, të cilat ekzekutonin muzikë festive, tradicionale e sidomos marshe (jo domosdoshmërisht ushtarake) e zhanre të tjera të përmasave të vogla. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 1792, kemi krijimin për herë të parë të një Bande Frymore Ushtarake, pikërisht Banda Muzikore e Forcave Detare.

Gjatë shekullit të XIX kemi ndryshime të shumta e thelbësore, sidomos përsa i përket rafinimit të teknikës e timbrikës së instrumentave frymore, që përgjithësisht këto instrumenta i ruajnë edhe aktualisht. Në këtë shekull kemi përpjekjet e mjeshtrave të mëdhenj, shpikës e perfeksionues të grupeve të instrumentave frymore si Wilhelm Wieprecht (tubë, bariton), Johanne Stoelzel (trumpett), Theobald Boehm (flaut), Adolf Sax (saksofon) si dhe Hyacinth Klose (klarinetë), të cilët krijuan grupet e instrumentave frymore, që dhe sot rëndom përdoren, sigurisht me ndryshime e perfeksionime të mëtejshme që ato natyrshëm kanë pësuar.

Standardet amerikane dhe ato ndërkombëtare të orkestrave frymore

Në Amerikë, nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë gjatë Luftës Civile, përhapen sidomos bandat muzikore vetëm me instrumentat e tunxhit, Brass Band (fanfarat). Më pas, për shkak të ndikimit të mjeshtrit legjendar Patrick Gilmore, popullariteti i bandave muzikore sidomos ushtarake, të cilat përfshinin të gjithë llojet e instrumentave frymore u rrit shumë. Në vitin 1878, Orkestra frymore e Regjimentit 22 të New York City, që drejtohej nga i famshmi Gilmore, përfshinte këto instumenta: 2 piçolos (flaut pikolo), 2 flutes (flauta), 4 oboes (oboe), 1 A-flat clarinet (klarinetë në la), 3 E-flat clarinets (klarinetë në mi-bemol), 16 B-flat clarinets (klarineta në si-bemol), alto & bass clarinets (klarinetë alto dhe klarinetë bas), 6 bassoons (fagota), 4 contrabassoons (kontrafagota), soprano saxophone (saksofon sopran), alto saxophone (saksofon alto), tenor saxophone (saksofon tenor), baritone saxophone (saksofon baritone), bass saxophone (saksofon baritone), E-flat cornet (kornet- lloj trompe në mi-bemol), 4 cornets (korneta), 2 trumpets (trompa), 2 fluegelhorns (flikorno), 4 horns (korno), 3 trombones (trombone), 2 alto horns (flikorno alto), 2 tenor horns (flikorno tenor), 2 euphoniums (baritone-bombardino), 5 double-B-flat tubas (pesë lloje bas-tubash).

Ndërkohë viti 1892, shënon krijimin e së parës orkestrër frymore profesioniste në Amerikë e në botë. Kjo bandë frymore krijohet e drejtohet nga maestro John Philip Sousa, kompozitor dhe ish dirigjenti i i Orkestrës Frymore të Forcave Detare Amerikane. Ky formacion profesionist përbëhej nga instrumentat si më poshtë: 2 flutes, 2 oboes, 2 E-flat clarinets, 14 B-flat clarinets, 1 alto clarinet, 1 bass clarinet, 2 bassoons, 3 saxophones, 4 cornets, 2 trumpets, 4 horns, 3 trombones, 2 euphoniums, 4 basses, 3 percussion.

Ky formacion ka një ngjashmëri befasuese me praktikën e sotme bashkëkohore, por sidoqoftë me kalimin e viteve plotësohet akoma për tu shndërruar në vitet 1930-40 në një formacion më të madh, që u quaj Concert Band (Bandë Koncertore). Banda koncertore e Universitetit të Illinoisit (University of Illinois Concert Band), tipizoi dhe formacionin në fjalë, i cili rëndom përbëhet nga këto instrumenta: 10 flutes and piçolos, 4 oboes, 2 English Horns, 1 baritone oboe, 1 heckelphone, 1 sarrusophone, 5 bassoons, 1 contra-bassoon, 24 B-flat clarinets, 5 alto clarinets, 5 bass clarinets, 3 contrabass clarinets, 1 basset horn, 7 saxophones, 2 marimbas, 5 percussion, 7 cornets,

2 fluegelhorns, 1 alto fluegelhorn, 4 trumpets, 10 horns, 5 trombones, 2 bass trombones, 3 euphoniums, 2 baritones, 1 E-flat tuba, 5 double-B-flat tuba, 1 double-E-flat tuba, 2 string basses, 1 harp.

Duhet pranuar se përbërja e Concert band është përafërsisht dy e më shumë herë më i madh se banda e mjeshtrit të madh, John Philip Sousa. Mundësitë timbrike e tingëllore janë padyshim më ekzotike e shumë të pasura në koloristikë orkestrale të Concert band. Me kohë, gjatë gjithë shekullit XX shtohen më shumë instrumenta me kallam të dyfishtë (oboe, korni englez, fagoti, kontrafagoti) si dhe përfshihen saksofoni bas, klarineta bas, flikorno të ndryshme, tre lloj bas tubash si dhe kontrabasi. Kompozitori Mark Hindsley mbas 1956-ës nuk përdor më në orkestracionet e tij për Concert Band disa instrumenta si psh: oboen bariton, heckelphone, basset-horn, bass saxophonin,fluegel-horns dhe alto fluegelhorn.

John Philip Sousa –banda koncertore

Literatura muzikore për orkestrat e harqeve apo simfonike në përgjithësi, për mënyrën se si shkruhet për to, ka qenë dhe është e standardizuar herët (shek XVI). Ajo ishte e është unike dhe konsistente në të gjithë botën. Ndryshe ka ndodhur me repertorin e bandave frymore (orkestrave frymore); standardet nuk kanë njohur herët unifikim.

Një arsye e rëndësishme e mungesës së standardizimit të formacioneve frymore është se instrumentat e frymës që përdoreshin ndryshonin nga njëri vend në tjetrin. Përbërja e orkestrave frymore ka qenë divergjente në vende të ndryshme. E përbashkët ka qenë sidoqoftë shpërndarja e instrumentave frymore në të gjithë lartësitë tingëlluese, nga tingëllimat e larta (soprano) deri tek tingëllimat e ulta (contrabass).

Sot standarti bazë i instrumentave frymore që përdor një Orkestër frymore e tipit koncertor (Concert Band), është si më poshtë: Flute Double, Reeds Clarinet Saxophone Cylindrical, Brass Conical, Brass Saxhorns, Soprano piçolo, flute,

Oboe Klarineta, E-flat sop., B-flat sop. Saks, sop. Trompa-mib, tpt. Corni, cor., Flikorno sop., flglhn., Alto flute, alto oboe Klarineta, B-flat sop., E-flat alto saks, alto Trompa inb, tpt. Corni in f, Fr. hn., Flikorno alt, alto hn., Tenor- Eng. hn., Klarineta

E-flat alto, B-flat bass saks, tenor Tromboni, tbn. Corni in mib, Fr. hn. Flikorno tenor hn.,

Flikorno baritone, Bass- bsn., (fagoti) Klar-bass, B-flat bass saks, baritone Trombon, tbn.- Enfonio bas/bombardino, euph., Contrabass- ctrabsn., (kontrafagot) Klarone,

E-flat contra, B-flat contra saks, bass Tromboni bas, bass tbn.- Bas-tuba të ndryshme,

Sousaphone, F,E-flat,C,double-B-flat tuba.

Zakonisht, çdo vend ka përdorur instrumente frymor të ndryshëm, të cilat i kanë pasur traditë e në dispozicion. Banda franceze dhe ajo italiane, preferojnë përdorimin e plotë të familjes së saksave dhe të kornove, duke siguruar njëkohësisht një spektër të plotë e të shëndoshë të instrumentave të tunxhit në përgjithësi, gjë që nuk e gjejmë në bandat amerikane e angleze, të cilat në mënyrë po kaq efektive përdorin principialisht familjet e emphonio-ve tenor e baritone, si dhe përdorimin e plotë të bas-ave.

Në kontrast me grupet amerikane, grupet britanike preferojnë trompettat (trompat). Përdorimi i fagotëve është themelor në grupet italiane, gjermane apo dhe amerikane, por shpesh tingëllimi i tyre dyfishohet nga saksat baritone. Klarineti e-flat sopran. dhe saksofoni sopran preferohen shumë në muzikën franceze dhe italiane, duke mos u pranuar përgjithësisht (me pak përjashtime) në muzikën amerikane e angleze.

William D. Revelli

Ekuilibri midis instrumentave të drunjtë me ato të tunxhit (bronxit), gjithashtu ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Ky fenomen është pasqyruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga orkestrues (arrang.), botues, kompozitorë të ndryshëm. William Revelli përshkroi këtë raport si më poshtë:

Bandat gjermane preferojnë që instrumentat e drunjta të përbëjnë afërsisht 1/3 e numrit të përgjithshëm të instrumentave, në bandat franceze e italiane rekomandojë ½ instrumenta të drunjta, duke përfshirë edhe saxophonet, bandat angleze po ashtu, ndërsa bandat amerikane rekomandojnë 2/3 instrumenta të drunjta, sidomos për Concert band (bandat koncertore), dhe e kundërta ndodh me Military band (Banda ushtarake) apo me Marching Band (banda që interpretojnë muzikë duke ecur, e që në të njëjtën kohë, krijojnë fugura të ndryshme)

Bandat franceze dhe ato italiane dublojnë seksionet apo ndryshe grupet e instrumenteve të tunxhit (bronxit), pra dhe instrumetet e drunjta i dublojnë respektivisht, duke ruajtur kështu balancat orkestrale. Nëse instrumentet e drunjtë nuk janë në numër të mjaftueshëm atëherë instrumentat e tunxhit do të mbizotërojnë tingëllimin orkestral.

Gjatë shekullit XX mund të themi që u standartizuan e maturuan disa lloj orkestrash frymore, emërtimi i mëposhtëm i të cilave kishte e ka të bëjë me madhësinë, përbërjen, funksionin, stilin e repertorit muzikor që interpretojnë dhe sigurisht dhe me traditat nacionale. Kështu mund të listojmë këto lloj orkestrash frymore si më poshtë: Concert Band, Symphonic Band, Marching Band (Banda da parata), Military Band, Ëind Ensambl, Brass Band(Banda di ottoni,Fanfara dei Bersaglieri, Amerikan Brass Band, British Brass Band, German Brass Band, Balkan Brass Band),Big Band, Jazz Band, Sëing Band (Jazz Big Band, Sëing Big band).

Mundësitë koloristike të orkestrave frymore, kur krahasohen me koloret e orkestrës simfonike, duhet pranuar se janë disi më të kufizuara. Dhe kjo kryesisht për shkak të mungesës së sektorit të harqeve. Pavarësisht nga mungesa e këtij sektori themelor të orkestrës sinfonike, tingëllimi i orkestrave frymore kompesohet nga koloristika të tjera interesante, që nuk gjejmë te orkestra simfonike. P.sh., orkestrat simfonike nuk përdorin ansamblin e plotë të klarinetave (the clarinet choir), familjen e plotë të saksofonëve, të euphoniumeve etj. Zgjerimi i përdorimit të klarinetave, trompetave, saksofoneve, euphoniumeve etj, gjeneron mundësi të reja tingëllore e timbrike. Ky zgjerim lejon gjithashtu mbështetje harmonike e përvijime timbriko-melodike alternative. Përdorimi i kujdesshëm i të gjithë sektorëve bën të mundur dendësim e fuqizim të tingëllimit orkestror, duke i shpëtuar kësisoj steriotipeve tingëllore.

Gjatë shekullit të 20-të, kompozitorë të shquar kanë shkruar shumë vepra të reja për orkestra frymore, që u përshtaten këtyre kritereve.Rezultatet kanë qenë “ndërlikime” të shëndosha, emocionuese, intriguese e orgjinale tingëllore. Prandaj, orkestrat frymore, pavarësisht nga lloj i tyre, mbeten të afta të përçojnë art muzikor me nivel të lartë estetik e në të njëjtën kohë kanë mundësi të mëdha e të gjithpranuara, për të përçuar me natyrshmëri e orgjinalitet, ndjesitë mahnitëse që arti muzikor dhuron.

Punoi e përshtati me shkurtime për botim: Edmond DOKO, Dirigjent, Kryetar i KOF (Klubi Kombetar i Orkestrave frymore)

Referenca:

Robert Milano “Symphonic Band: A Monolithic Monster”, Music Journal Annual (1963),

Harry I. Phillips “The Development of the Concert Band”, The Instrumentalist (August 1961)

Ëilliam Revelli: “Next in Orbit: A Common Market for Band Instrumentation”, Music Journal Annual (1962)

Ëilson, Keith: “Instrumentation is the Composers Prerogative”, The Instrumentalist (October 1963)

Clifford Bax "Recollections of Gustav Holst", Music and Letters, XX, No. 1 (January, 1939)

Joseph E. Maddy: “The Battle of Band Instrumentation”, Music Educators Journal (September-October 1957)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›