E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Kina mbështet qëndrimin e Serbisë

Kina do ta mbështesë Serbinë në kërkesën e saj që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, te autorizoj një hetim për dyshimet lidhur me trafikim të organeve nga ish pjesëtarët e UÇK-së në Kosovë, tha sot ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic.

Këto akuza ishin paraqitur në raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, dhe në to përfshihej edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri kinez tha se Kina “ushqen miqësi të thellë” me Serbinë.

Zoti Jieçi vuri kurorë në vendin e ish Ambasadës së Kinës në Serbi, e cila aksidentalisht u bombardua gjatë sulmeve ajrore të NATO-s në vitin 1999, me të cilat përfundoi regjimi i Serbisë në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›