E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshja, mjeket shqiptare specializim ne gjermani

Mjeket shqiptare por edhe nje pjese e mire e personelit shendetesor do te kene mundesine te trajnohen ne gjermani. Kjo fale nje marreveshjeje te firmosur mes dy shteteve. Ka qene pikerisht Ministri i Shendetesise Petrit Vasili i cili eshte takuar dje me nje ekip te nivelit te larte te Ministrise Federale te Shendetesise Gjermane i cili eshte duke kryer nje vizite pune tre ditore ne Shqiperi ne kuader te intensifikimit te marredhenieve dypaleshe. Ministri Vasili, ne kuader te reformimit te sistemit shendetesor e ka cilesuar kete takim si mjaft te rendesishem ndersa e vleresoi si te shkelqyer traditen e komunikimit mes dy vendeve. Vasili theksoi se gjithmone Shqiperia eshte e hapur per te mesuar nga eksperienca gjermane. Gjate vizites ne vendin tone ekipi gjerman ka zhvilluar disa takime pune te nivelit te larte ne Ministrine e Shendetesise ku eshte diskutuar vazhdimesia dhe intensifikimi i marredhenieve ndermjet dy institucioneve. Koleget gjermane shprehen deshiren e mire per t'i dhene jete sa me shpejt nje sere projekteve ndersa njekohesisht vleresuan hapat e ndermarra deri tani nga Ministria e Shendetesise shqiptare sidomos ato ne prezantimin dhe futjen e sistemit te referimit. Nderkohe gjate dites se sotme ekipi gjerman do te vizitoje Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" dhe pritet qe te behet edhe nje binjakezim i ketij spitali me nje prej spitaleve me te njohura te Mynihut. Ky perben nje hap te rendesishem zhvillimi ne marredheniet direkt dypaleshe te Ministrise se Shendetesise shqiptare me ate gjermane dhe nje ndihmese ne perpjekjet e shendetesise shqiptare per te arritur sa me shpejt standardet Evropiane dhe ne permiresimin e metejshem te kujdesit ndaj pacienteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›