E Diel, 1 Nëntor 2026

U prezantua ne Nju Jork, "Drite nga Erresira i Halil Teodorit

BEQIR SINA, NewYork

Romani eshte nje rrefim i ndjere mbi komunizmin, nepermjet ngjarjesdhe personazheve qe kane jetuarne zemer te autorit

QUEENS - NEW YORK CITY: Vetem dy dite me pare se ne Tirane, me nje manifestim te madheshtor te kremtohej 8 - Dhjetori 1990, fillimi i levizjes studentore - e cila shenoje renien e komunizmit ne Shqiperi, ne qytetin Queens - New York, lokalin "Ulqini" u prezantua libri i shtepise botuese "Dita 2000" me titull "Drite nga Erresira - Light from the dark ", me autor Halil Teodorin . Ky liber, per te cilin autori ne fjale, thote se ka punuar me kujdes, tregon nje pjese te jetes se nje familje patriotike shqiptare, ne verilindje te Shqiperise - Diber, e cila, ka hequr "te zinjet e ullirit", gjate regjimit diktatorial te peridhes 1944-1990. Packa se i pari kesaj familje, babai i personazhit kryesore te librit, kishte qene partizan ne ceten e Dibres me komandat Haxhi Lleshin, gjatle luftes Nacional-Clirimtare.

Ne roman tregohet sesi fatkeqesisht familja Gjokaj, mori mjaft plage, perjetoje dramen, jetoje mes privimeve sociale, perbuzjes shoqerore, intrigave dhe mllefeve politike, dhe perjetoje c'genjime nga me te ndryshmet te asaj shoqerie." Ky personazh, tha Teodori, me ka bere pershtypje qysh ne njohjen e pare, ndaj e mbaja "fshehur" thelle ne ndergjegjen time, deri diten qe fillova t'a hedhe ne leter, e nisa te shkruaja kete roman."

Libri i Teodorit, i perket linjes se ashtuquajtur sot, romanit moderrn ( liber me 240 faqe,ISBN 978-99943-57-54-3 dhe dim/ 20.5 cm ), pra, nuk eshte nje roman voluminoz. Libri me titull "Drite nga Erresira - Light from the dark " i autorit Halil Teodori, shkruhet ne te njejten kohe , kur "njerezit vazhdojne ende t'i bejne vehtes edhe pyetje te ketilla, si : cfare kishte ndodhur ne te vertete ne shoqerine shqiptare gjate 50 vjeteve te diktatures ? Si qe e mundur qe ai sistem arriti qe me ane te "Luftes se Klasave" t'a ndaje aq thellesishte duke hyre deri ne familjen shqiptare? Perse disa njerez te atij sistemi nuk kane edhe sot aspak pendese,por perkundrazi vazhdojne te kene akoma nostaligji ? Cila qe"logjika" totalitare e transformimit te shoqerise dhe individit? Si qene te konceptuara e si funksiononin strukturat e mekanizmave totalitare si : propaganda, policia sekrete, sigurimi i shtetit, spiunat me dhe pa-pagese, dhe ushtrimi i ideologjise se terrorit, frikes, dhe i presekutimit ?

Ne materialin e tij "Kumti per kushtrim si sherbese artistike" (rreth romanit, "Drite nga Erresira" te Halil Teodorit) gazetari i njohur Albert Vataj, thote se "Ngasja per te konvertuar pervojen personale jetesore, ne nje kreature art-thenieje, mbarsur me dimension te gjere artistik, gjithe here pothuaj ka perkuar te ngulmoje ne te qenin mirefilli nje veper letrare. Per, nga nje qasje te tille e gjejme te vendosur edhe romanin e Halil Teodorit, "Drite nga Erresira". Vataj thote, se "Ky roman vjen, ndoshta jo pernjiheresh, por gjen rendin fill pas vellimit poetik "Vegimet e moshes" (2004). Ky natyralitet artistik dhe krijues rritjeje i autorit, nga poezia ne roman moderrn, gjehet shpeshtazi ne letersine shqiptare dhe ate boterore. Kuti i Teodorit e vendos ate ne nje fushe te larte gravitacionale te krijimit. Ndryshe kete rast mund ta shohim si hapi i pare, estetik dhe artistik, per nga kontributi ne letersine shqipe" mendon gazetari i njohur Albert Vataj.

Prezantimi i librit "Drite nga Erresira - Light from the dark" ne New York

Prezantimi i ketij libri u konceptua te djelen, si nje takim miqesh, ku autori ne lokalin Ulqini" ne Queens, kishte ftuar te afermit, kolege, miqe dhe shoke, bashkeatdhetare dhe lexues te rregullut te librit. Kete takim e organizoje shoqata "Gjergje Kastrioti - Skenderbeu" dhe e drejtoje kryetari i kesaj shoqate z Riza Lika, i cili i beri nje prezantim dhe kendeveshtrim te gjere librit.

Ish i burgosuri politik, Engjell Celibashi I biri I Sami Celibashit pushkatuar nga regjimi komunist ne vitin 1945 ne Shqiperi, i ngacmuar nga ky liber, dhe tema e tij tha se "Ne vitin 1975 "Lufta e Klasave", ne Shqiperi, ishte me e ashper se kurre, ndonjehere . Kjo,tha ai mbase vinte edhe per vete faktin se sa here prisheshin marredhenijet e tyre, sic ndodhi me serbet, ruset e kinezet ne fund, dara e shtrengeses ishte me e forte ne Shqiperi. "U arrite gjere atje, tha Celibashi, sa qe edhe vellai im qe ishte i "lire", te me "mohonte" edhe mua qe isha ne burg - duke thene se ai "nuk dinte gje" per mua !

"Me kete liber, tha zoteri Peco Kagjini, (ish ambasador i Shqiperise, ne Beograde, pas clirimit, njeriu qe u denua dhe u presekutua me vone), Halil Teodori, duket sikur na thote: " Me ndihmoni edhe ju me mendimet tuaja", per, kete inisiative te rendesishme, qe ka marre. Pasi sipas tij qe te shkrush nje roman, ashtu sic ka bere edhe Halil Teodori, dihet qe nuk eshte gje fare e lehte, eshte, si me thene nje mundim i madh , nje prokupacion dhe shqetesim i madh".

Pikerishte, sepse, "qe te arrish te hedhesh ne liber ashtu si duhet, ngjarje, mendime, pershkrime dhe ndjenja, aty pra me ne fund e kupton se cfare eshte te shkruash nje roman."

Duke vlersuar autorin e librit "Drite nga Erresira - Light from the dark ", Kagjini, tha se " Megjithese, autori i ketij libri e ka romanin e tij te pare, prapseprape ai te jep pershtypjen dhe tregon se eshte marre me shkrime, pra tek ai zbulon nje dhunti qe ka ai per te shkruajtur, pasi, Halil Teodori, eshte nje intelektual qe sidomos pas vitit 1990, ka shkruar disa here neper gazeta shkrime te kesaj natyre - shkrime politike neper organe te ndryshme te shtypit etjer."

Por, nevizoje ai, ajo cka duket ndryshe, eshte se Halil Teodorin e shohim tash me nje veper letrare te nje zhanrri tjeter, shume te veshtire ne letersi, sic eshte romani. Dhe kjo mendoje une, tha Kagjini, dhe qe eshte shume e rendesishme, eshte ajo qe te arrish me ane te rrefimeve, dhe personasheve, te ketilla, t'i japesh lexuesit nepermjet nje vepre, eksperiencen e nje te kaluare te hidhur ose prespektiven e nje te ardhme, cka te dyja jane shume te zoreshme dhe shume serioze, po te marrim parasyshe edhe stadin ne te cilin ndodhemi", u shpreh Paco Kagjini.

Duke inkurajuar autorin e librit, vijoje Kagjini, une personalishte kam kete pershtypje qe Teodori me kete liber ka "treguar nje guxim dhe ka pasur nje besim te madh tek libri i tij per te shkruar nje roman" Sepse, qe te arrish deri tek romani duhet patjeter te kalosh disa faza edhe me te lehta sic jane novela, eset, dhe tregimet e shkurtera e te gjata, gjithmone me personazhe me te pakta, dhe me pas Halil Teodori, te na shkruaj romanin e mirefillte. Pasi, romani eshte nje zhanerr, kompleks ngjarejsh dhe personazhesh, te cilet, ne liber duan nje trajtim gjithenje me te holl edhe me serioz.

Megjithate, thote ai une jame i sigurte se Ai ka punuar aq shume, sa ka mundur te na jap disa linja kryesore, te cilat, na bejne te mendojme per shtjellim e ngjarjes qe ai rrefen. Per mendimin tim ai ka keto drejtimi kryesore, ajo me e rendesishmja eshte sesa bukur autori ka trajtuar "Luften e Klasave" ne Shqiperi.

Ai ka marre dhe ka analizuar si me thene ne menyre politike ngjarjet e librit. Gjendjen reale te asaj kohe ne nje krahine ose ne nje familje shqiptare, ngjarje nga ato qe ne ate kohe kishte me mjera te kesaj natyre.

"Lufta e Klasave" ne te gjithe e dime, pasi eshte shkruar dhe folur shume gjate ketyre 19 vjeteve, megjithse jo aq sa duhej, por prapseprape mire, ka pasur gjithe ato ngjarje edhe gjithe ato personazhe te cilat e kane hequr mbi kurrizin e tyre, egersin e atij regjimi.

Mirpo, puna eshte sesi duhet te paraqitet dhe te shkruhet kjo e keqe e madhe qe kaloj populli yne. Dhe kuptohet kjo qe edhe Halil Teodori, nepermjet fakteve te ndryshme qe ai vet i ka jetur eshte munduar te na shtjelloje nje histori te ndodhur gjate atij regjimi ne familjen Gjoka. Ku nga, plaku, gjyshi, nena, miqet e shoket, farefisi i tij preken nga i njejti fat, burgu, interrnimi, perbuzja dhe diskriminimi klasor. Kjo tregon autori i ketij libri, me mjeshteri se ajo lufte nuk prekte vetem nje njeri, te sajuar, apo qe kishte "bere dicka" sipas tyre, por nje familje te tere qe nga femija i porsalindur edhe deri tek plaku i shtepise. Ose edhe me gjere deri ne farefise, sic tregon autori teksa na jep nje shembull me familjen e Mustafajt e njerit prej te afermeve te familjes Gjoka.

Ndersa, linjat e tjera qe ka ky roman, jane edhe sociale edhe ekonomike dhe shpirterore. Aty eshte gershtuar ne menyre perfekte edhe dashuria e asaj kohe, qe lindete ne mesin e ketyre njerezve fisnik edhe ne kushtet jashte zakonishte te renda qe kalonin ata, edhe ne aspektin, politik, shoqeror, ekonomik dhe financiar. Pra megjithse kan kaluar kaq vjet nga ajo "Lufte Klasash" , ajo eshte nje dashuri qe duhet admiruar sot. Ajo nuk eshte thjesht nje dashuri e cila lind nepermjet lojrave te momentit, ndjenjeva te aventurave te te rinjeve ne ate moshe, por eshte nje dashuri e forte dhe e konsoliduar ne marredheijet e shumeta dhe humane qe kane pasur keto njerez gjate regjimit diktatorial.

Ai djale i ri e dashuron Pranveren dhe ajo e dashurohen ate ne baza te sinqerta te solidaritetit njerezor, shpirteror dhe fisnik te ketyre njerezve te mrekullueshem, qe regjimi i presekutonte, per hic gje. Libri ne fund ka nje mbyllje ku autori i librit e justifikon arratisjen ne ate kohe, si nje fakt qe vjen si rezultat i nje presekutimi te gjate dhe te eger e te pa shprese per ata njerez qe vuajten kete lloj presekutimi.

Ose arratisja duket si nje sakrifice sublime ku mund te humbje edhe jeten, por qe per hire te dashurise per jeten duhet edhe te sakrifikoje deri ne momentin e fundit sa ishe gjalle sepse ne mendjen e Ilirit ishte formuar ideja e burgosjes dhe e zhdukjes sic ndodhte gjithmone nga regjimi komunist.

Me kete ne liber autori ka arritur te paraqese se " qe te arrish te largohesh nga atdheu, nuk eshte "zgjidhja me e mire", por kur kemi faktet e sipercituara ku thuhet se diktatura ka qene kaq e eger, ai pra eshte njeriu qe sakrifikon te gjitha, jeten dhe familjen duke mos patur rruge tjeter dhe me te vetmen shprese se mund te kthehej me vone.

Tani pyetja eshte se cfare mund te thone edhe shkrimtaret e tjere pase ketij libri?

Ylli Tabaku, lexues i rregullt i librit, thote se ka pasur rastin qe krahas shume veprave letrare, te autorve te ndryshem, vendas e te huaj, me ra ne dore edhe libri me titull "Drite nga Erresira - Light from the dark ", me autor Halil Teodorin. Sinqerisht duke perfituar nga ky prezantim dhe komunikim I drejteperdrejte lexues autor, e pergezoj autorin e tij dhe i uroje suksese! Tabaku, tha se "Me ka bere pershtypje, gjate kesaj periudhe 19 vjecare te demokracise, qe drama te cilen kaloi ajo shtrese e poullsise gjate regjimit te diktatures, nuk eshte pasqyrua ashtu sic duhej. Pasi cdo njeri nga ne eshte deshmitar I asaj diktature, atehere mendoja kur erdhi liria, pas 90', te pasqyrohej edhe ne veprat artistike, ashtu si duhej pasqyruar me te vertete. "Por, theksoje ai, eshte per te ardhur keq, se edhe sot pas 19- vjeteve, qe regjimi ra, me perjashtim te asaj qe quhet letersia e burgut, do me thene qe i perket asaj shtrese intelektualesh ish te burgosur politik ose ish te presekutuar, pena shqiptare, eshte shume shume e varfer per t'a pasqyruar ashtu si duhet kete gjeme te madhe qe hoqi mbi kurrizin e saj kjo shtrese. Dhe, akoma me e rende eshte kjo, kur te gjithe e dime se me cfare egersie te kesaj diktature, arriti e u perballe kjo shtrese."

Une mendoje tha Tabaku, dhe kam bindjen se ne kete drejtim, pra ne pasqyrimin letrar e artistik, ne Shqiperi, nuk eshte arritur ajo qe duhej bere, dhe e them me bindje se " ne jemi vendi i vetem ne ish kampin socialist qe kemi shume mungesa ne kete drejtim. Ne te njejten kohe thote ai qe te gjithe jemi deshmitare dhe "borxhelinje" perpara asaj qe "letersia dhe arti kane ate mision fisnik ne kuptimin e plote te fjales, ne percjelljen e ketyre ngjarjeve, tek lexuesi dhe shikuesi." Pra, tek pasqyrimi real dhe origjinal te jetes se ketyre njerezve, por, te vjen keq pse u "dridhet" dora disa shkrimtareve, poeteve dhe artisteve, te ish asaj kohe qe megjithse sot te lire, te mos e bejne nje gje te tille ne te njejten kohe, kur ende tek - tuk, ata mjerishte flasin per nostaligjine.

Duke u kthyer tek libri, Tabaku kujtoje se librin e Halil Teodorit, per veten time e fus se bashku me ato vepra te tjera te shkruar deri tash kundra diktatures, nje positive te kohes, qe i perket kesaj fushe qe shume pak eshte "shkelur", te pakten deri tani, edhe nga shkrimtare te njohur ne Tirane e diaspore.

Pavaresishte, se libri ka edhe ndonje te mete te vogel, "Gjithesesi, autori mendoje se duhet pergezuar dhe inkurajuar perzemersishte. Ai ka bere nje pune te mire, e cila ne te ardhmen ndoshta do t'ia rrise edhe me shume vlerat artistike dhe letrare librit, per t'a futur autorin ne te ardhmen ne rrugen e bukur dhe te veshtire te romancierit. Keshtu qe autori pervecse fjaleve te mira ka nevoje edhe per vrejtje, pasi ai e ka romanin e pare, moderrne. Ne do t'a ndihmonim ate nese do te kishim aftesite e duhura, sesi ai ne veren pasardhese te pasqyroje nje veper me te arrire.

Konkluzioni rreth ketij libri ishte, edhe nga diskutate te tjere se "Autori i ketij libri Halil Teodori, edhe pse kaq larg Shqiperise, me "Librin Drite nga Erresira", perpiqet te krijoje nje "rreze drite" ose kete domosdoshmeri ne krijimtarin letrare e artistike ne Shqiperi, e cila, kaloj nje nga diktaturat me te papara edhe ne bllokun e lindjes. Pra, per te nxjerr lakuriq diktaturen me te eger ne Europen Juglindore. Megjithse, autori ngjarjet i ka vendosur ne veri-lindje te vendit, historia e asaj familje flet per ato mijera e mijera familje, te burgosura, interrnuar dhe te presekutura ne cdo cep te Shqiperise. Ata thane se "Autorin e kan zili ne kuptimin e mire te fjales, dhe do te ishte enderr qe cdo njeri nga ne te shkruante per kete shtrese, per te cilen sot domosdoshmerisht duhet te kete respekt per vuajtjen e e tyre."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›