Marrëveshja për hapësirën detare drejt Kushtetueses
16/10/2009 Kreu socialist mbledh drejtues të majtë e të djathtë në tryezë
Rama: Të krijohen kushtet që të ketë një rinegocim
Partia Socialiste së bashku me 6 parti të tjera, përfaqësuese të dy kampeve politike, do të ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për hapësirën detare me Greqinë. Drejtues të partive të djathta dhe të majta nënshkruan dje draftin përmes të cilit do të ankimojnë marrjen në Gjykatën Kushtetuese. Pritet që drafti të dorëzohet gjatë ditës së sotme. Ndërkohë si hap të parë kryetari i PS-së organizoi dje një takim me kreun e Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, me kreun e G-99 Erion Veliaj, kryetarin e partisë “Ligj dhe Drejtësi” Spartak Ngjela, kryetarin e demokristianëve Nard Ndoka si dhe me ish-përfaqësuesin e LSI-së Ndre Legisi, të cilët nënshkruan të parët draftin. Por gjatë ditës së sotme pritet që edhe kreu i Demokracisë Sociale, Paska Milo, së bashku me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi, të firmosin draftin që do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për të ankimuar paktin e nënshkruar disa muaj më parë. Po nëse drejtues të këtyre partive i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kupolës rozë për të miratuar bashkërisht një draft të tillë, e kundërta ka ndodhur me një nga aleatët e PS-së, konkretisht me PBDNJ-në. Mësohet se lidershipi socialist e ka gjykuar si të drejtë që kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule të mos jetë pjesë e këtij ankimi, duke u nisur nga pozicioni i partisë që ai drejton. Nga ana tjetër, ankimi i kësaj marrëveshjeje në Kushtetuese do të bëjë të mundur mospërfshirjen e saj në punimet e Kuvendit sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk do të japë verdiktin e saj mbi çështjen. Ndërkohë në përfundim të tryezës së zhvilluar dje mes drejtuesve të majtë e të djathtë kreu socialist vlerësoi se “u ra dakord që të nënshkruajmë atë hap që ne i ftuam të ndërmerrnim së bashku, pra për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje krejtësisht të pavend dhe krejtësisht të padenjë, e cila pa asnjë dyshim duhet të zmbrapset për të krijuar kushtet që të ketë një rinegocim, ku ata që e përfaqësojnë vendin tonë duhet ta përfaqësojnë denjësisht, si të barabartë mes të barabartëve”. Po kështu, duke i mëshuar me forcë një çështjeje të tillë, Rama shtoi se “në respekt të plotë të fqinjësisë së mirë, në respekt të plotë të miqësisë tradicionale, në respekt të plotë të ardhmërisë së dy popujve tanë dhe në funksion të atyre interesave që asnjëherë nuk mund të negociohen dhe aq më pak të preken për arsye që aktualisht janë shumë, shumë të errëta”. Njëkohësisht, si pjesë e kësaj tryeze dhe nënshkrues i këtij drafti, kreu i PLD-së Ngjela bëri me dije: “Kontestojmë marrëveshjen për ujërat. Dhe dy janë arsyet: cenimi i territorit, që është shkelje e rëndë kushtetuese; dhe e dyta, bëhet me vullnet të plotë, pa ditur se çfarë po ndodh”. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet ta marrë me urgjencë, duke i vënë Parlamentit në dijeni faktin se edhe sikur të gjithë deputetët të jenë dakord unanimisht, ndëshkohen penalisht, në rast se kjo provohet. “Sot është imperative çështja e demokracisë dhe lirisë në Shqipëri, sepse me sapo shohim kemi të bëjmë me një grup njerëzish që mund të shesin gjithçka. Gjykata Kushtetuese nuk e merr dot në shqyrtim pasi ratifikohet. Sipas Kushtetutës, e merr vetëm përpara”, - vuri në dukje Ngjela gjatë fjalës së tij.
Ministri i mbrojtjes takim informal me gazetarët për marrëveshjen
Shqipëria nuk ka falur asnjë metër hapësirë
Marrëveshja u cilësua si një favor që po i bëhet Greqisë
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka zhvilluar dje një takim informal me disa drejtues mediesh, gjatë të cilit u ka shpjeguar dhe pikat e marrëveshjes me Greqinë. Ndërkohë ai ka vënë në dispozicion të kësaj çështje edhe korrespondencën për këtë qëllim. Sipas asaj çka tha ministri në atë takim, në marrëveshjen me Greqinë nuk i është falur asnjë metër hapësirë ujore dhe si pikë referimi për ndarjen e kufirit janë marrë pikat më larta të kepeve. Sipas asaj çka shpjegoi ministri dhe pas këshillave me ushtarakët, në bazë të kësaj marrëveshjeje Shqipëria ka përfituar, sepse nuk ka marrë si pikë ndarëse bregun, siç e ka marrë Greqia, por majat e kepave. Pra, me pak fjalë, pika zero për Shqipërinë nuk fillon nga bregu i detit, por nga maja e kepeve. Nga ana tjetër, me një korrespondencë dërguar Myslim Pashës, kolonelit në rezervë, që ka ngritur këtë shqetësim në medie të ndryshme, i është bërë e ditur se marrëveshja është nënshkruar në bazë të të gjitha konventave ndërkombëtare dhe i është ofruar njohja me të gjitha dokumentet përkatëse për këtë qëllim. Por me sa duket Pasha ka preferuar debatet mediatike për këtë qëllim. Në fakt, kjo çështje u ngrit si problem në qarqet mediatike, që preferuan të përdorin për sqarime kolonelë në rezervë, apo ish-ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes, por asnjëherë specialistët përkatës të saj. Nga ana e saj qeveria ka heshtur për të ruajtur dhe një lloj etike diplomatike në raport me shtetin fqinj. Por s’ka heshtur opozita. Edi Rama në një deklarim të një dite më parë u shpreh se kjo që po bëhet është politikë ndërkombëtare, megjithëse sqaroi se akoma nuk është njohur thellë me problemin, një deklaratë e cila mund të sjellë probleme të raporteve me opozitën me shtetin fqinj. Deklaratës së Ramës iu kundërpërgjigj ministri i Jashtëm Ilir Meta, i cili e konsideroi një deklaratë ksenofobe, që nuk u shërben interesave të vendit. Gjithsesi, do jetë Kuvendi ai që do të vendosë nëse do ta ratifikojë apo jo marrëveshjen, e cila, në rast se nuk votohet, do të sjellë acarim të marrëdhënieve me Greqinë; në rast se votohet, do të sjellë një reagim tjetër nga opozita shqiptare, e cila është pozicionuar pro zërave mediatikë, që e kanë trajtuar këtë marrëveshje si një shitje territoresh.
Kryeministri Berisha vlerëson progresraportin e BE-së dhe rolin e opozitës
“PS të vijë në Parlament që të vijojmë reformat”
Pas një viti duhet të kemi përmbushur detyrimet e raportit
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka përshëndetur gjatë seancës parlamentare raportprogresin vjetor të BE-së për vendin tonë dhe në mënyrë të veçantë ka vlerësuar edhe rolin e opozitës shqiptare për të mundësuar arritjen e progresit të përmendur në raport. Në këtë kuadër, kreu i qeverisë ftoi për të disatën herë Partinë Socialiste të vijë në Kuvend dhe të vijojë reformat e nisura. Berisha ka garantuar se do të plotësojë të gjitha propozimet e opozitës në përmbushje dhe realizim të rekomandimeve të raportit të progresit. “Merita të padiskutueshme ka edhe opozita shqiptare. Uroj që zoti Rama ta lexojë raportin në përmbushje të të gjitha detyrimeve që ka, sepse ky raport përbën një raport pune dhe të qëndrojë në lartësinë e duhur të detyrimeve. Është e vërtetë se procesi zgjedhor ka përmbushur standardet, por ai ka nevojë për një përsosje. Prandaj e ftoj opozitën të marrë pjesë në Parlament dhe të vazhdojmë së bashku reformën zgjedhore, mekanizmin kryesor të demokracisë. E garantoj se mazhoranca do të miratojë me konsensus të gjitha propozimet e tij dhe të PS-së që kanë të bëjnë me propozimet e OSBE-së”, - tha ai. Kryeministri tha se qeveria që ai kryeson është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë për liberalizimin e vizave. “Opozita në mënyrë të padiskutueshme ka rol në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka një shans të madh në histori të tregojë gatishmërinë e saj për integrimin e vendit në Evropë. Është në dëm të saj me bojkotin që i bën këtij parlamenti të pengojë procesin e liberalizimit të vizave të shqiptarëve”, - vijoi kryeministri për këtë çështje. Lidhur me raportin ai u tërhoqi vëmendjen ministrave të kabinetit qeveritar që të mbajnë si program pune për të përmirësuar ato elemente të vlerësuara negative në raport. “Raporti do të jetë një program punë për ne dhe Parlamentin, në mënyrë që në tetorin që vjen ne të kemi përmbushur të gjitha derimet që burojnë nga ky raport”, - tha ai.
Regjistrimi i popullsisë
Çdo qytetar që do të regjistrohet në gjendjen civile do të ketë të drejtën që përkrah emrin dhe datëlindjes të shënojë edhe besimin fetar. Kryeministri Berisha në përgjigje të shqetësimit të deputetit të PBDNJ-së Vangjel Dule për regjistrimin e minoriteteve, tha se “çdo qytetar do të ketë të drejtë të shënojë gjuhën, përkatësinë etnike dhe besimin fetar”. Po dje mazhoranca futi në listën e personave që do të përdorin makina me targa “Z” edhe prokurorët e Krimeve të Rënda dhe të Apelit të Krimeve të Rënda.