E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja për krizën, përleshje në Athinë

Policia në Athinë është përleshur me punëtorët që protestonin kundër masave të reja të kursimit. Autoritetet e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe bomba Molotov për t`iu përgjigjur protestuesve që sulmonin me gurë.

Sindikatat e sektorit publik dhe atij privat të Greqisë kanë nisur grevën 48-orëshe për të protestuar ndaj masave shtrënguese, të cilat Qeveria greke i ka negociuar këtë javë me huadhënësit ndërkombëtarë.

Paketa e kursimit përfshin 22 për qind ulje të pagave në sektorin publik, shkurtime, privatizime dhe taksa të reja.

Megjithatë, ministrat e Bashkimit Evropian shprehen se paketa e re nuk është ende e mjaftueshme për huadhënësit ndërkombëtarë, për të miratuar ndihmën prej 130 miliardë euro për ekonominë e trazuar greke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›