Gjermani, burg përjetë Arid Ukës

Ekstremisti islamik, i cili ka pranuar se ka vrarë dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara, është dënuar sot me burgim të përjetshëm.
Gjykata Shtetërore në Frankfurt e ka dënuar 22 vjecarin Arid Uka nga Kosova, me burgim të përjetshëm për dy vrasje. Ai, gjithashtu është shpallur fajtor edhe për përpjekje për vrasje.
Më 2 mars të vitit të kaluar, Uka i vrau dy ushtarët amerikanë, Nikolas Alden, 25 vjeç nga Karolina Jugore, dhe Zakari Kudebek, 21 vjec, nga Virxhinia ndërkohë që po udhëtonin drejt Afganistanit. Gjykata ka konfirmuar se Arid Uka disponon “veçanërisht fajësi të rëndë”, që do të thotë se nuk do të ketë të drejtë faljeje pasi të kryejë 15 vite burg, siç ndodhë zakonisht në sistemin e drejtësisë në Gjermani.